Pensionet me Italinë, më në fund realitet - Botohet ne gazetën zyrtare aprovimi i marrëveshjes sociale Shqipëri - Itali
Më në fund realitet marrëveshja e pensioneve me Italinë. Në Gazetën zyrtare italiane është botuar marrëveshja sociale mes dy vendeve. Pas firmosjes së fundi nga ministri italian i drejtësisë, marrëveshja u botua në Fletoren Zyrtare këtë të premte.
Një ditë historike, e ka cilësuar ekipi i Diaspora '91-19 AINAP, duke falenderuar gjithë ekipin që punoi për finalizimin me sukses të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Falenderim special, Diaspora '91-19 ka bërë për SCAN tv, si dritaren që i ka mbështetur në cdo hap që prej nëshkrimit të marrëveshjes Hasani - Tajani, për ndjeshmërinë ndaj kësaj kauze kaq të rëndësishme për mijëra qytetarë.
Nga kjo marrëveshje, përfitues janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
Bazuar në këtë marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që jetojnë në Shqipëri, do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjēsve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi e barrë lindja, si dhe sigurimin e papunësisë.
I ftuar në SCAN Live, presidenti i Diaspora '91-19 ing.Esat Balla, së bashku me anëtaren e kryesisë znj.Greta Idrisi Balla, kanë thënë për Scan TV se:
''Ligji që njeh marrëveshjen, hyn në fuqi dhe i jep mundësi shtetit italian, që t’i thotë shtetit shqiptar që marrëveshja është aprovuar. Kjo do të ndodhë në fillim të Majit dhe më pas firmoset marrëveshja administrative mes dy shteteve e bërë funksionale. Pensioni merret nëse plotësohen kushtet, çdo shtet ka kushtet e veta. Pensioni fillon nga data e kërkimit. Falenderim për çdo kontribues në këtë projekt të rëndësishëm që tashmë është bërë realitet''.
Me këtë marrëveshje, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.
Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do t'i kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues në vitin e parë, pritet të jenë 1387 persona.
Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020, janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali.
Para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes ky numër u rrit në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra, parashikimi ishte që skemës t'i shtoheshin 1387 persona, me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit.
Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002, i cili ju jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri.
Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Sondazh

Rriten eksportet bujqësore, në muajin shkurt 18% më shumë - Denaj: Prodhimet tona janë bërë konkurruese në tregjet e huaja
Vijon trendi pozitiv i eksportit të frutave dhe perimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri......

DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave - Raporti përmend sektorët më të rrezikuar nga pastrimi i parave
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet - Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Në 2024 punësimi informal rritet me 27% - Raporti/ U vendosën 3,433 masa administrative
Pavarësisht se qeveria shqiptare ka bërë fushata kundër informalitetit dhe deklarimeve të pagave të punonjësve, përsëri puna informale mbetet prezente në......

Çmimet e bakrit, në nivele rekord - Rreziku i tarifave të SHBA-së ka “tronditur” tregun global
Çmimet e bakrit kanë arritur nivele rekord për shkak të frikës nga tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara. Kjo ka krijuar pasiguri në tregjet globale,......

Dyfishohet sipërfaqja e plazheve në funksion të privatit - Mbi 554 mijë m2, rritja më e lartë në bashkinë Lezhë
Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar si plazh privat/publik, për periudhën 2023-2024 bëhet proporcionalisht, sipas raportit 70% në funksion të subjekteve......

“Flasim”, Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe - “Ka një gjë këtu që s’e gjen në asnjë vend tjetër”
‘Kthehuni në atdhe të kuptoni atë që e kam kuptuar edhe unë kur u ktheva’. Me këtë ndjesi personale në rubrikën javore ‘Flasim’ në rrjetet sociale,......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet-Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......