Shqipëria Postuar më 23 Janar 2025, 13:31

Pensionet, kush përfiton nga njohja e viteve të punës? - Hado: Do ju njihen, atyre që dalin rishtazi, por dhe që kanë ankimuar

Nga Diamila Leka

Pensionet, kush përfiton nga njohja e viteve të punës? - Hado: Do

Janë rreth 40 mijë persona, që mbushin çdo vit moshën e daljes në pension. Me zyrtarizimin e ndryshimeve ligjore, këta persona nuk do ta kenë më të nevojshme që t’i drejtohen gjykatës për t’ju njohur vitet e punës përpara ’94-s që ju mungojnë , pasi njohja e tyre do të bëhet automatikisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Gjatë diskutimit të projektligjit në Kuvend, Kreu i ISSH-së Astrit Hado tha se prej kësaj nisme do të përfitojnë edhe ata, të cilët janë në procedura administrative.

“Ne e kemi diskutuar këtë gjë dhe kemi vendosur që do u njihen të gjithë atyre qytetarëve, të cilit mbushin moshën për të dalë në pension në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit dhe ata të cilat janë në procedura administrative. Që do të thotë, kush është në gjyq, kush është në ankimim administrativ, do t’i pezullojmë automatikisht procedurat e ankimimit dhe do t’ua njohim edhe këtyre njerëzve. Ndërsa, ata të cilët kanë dalë në pension, kanë shkuar në gjykatë, e kanë rrëzuar ose nuk e kanë ndjekur rrugën gjyqësore, nuk do t’u njihen. Sepse nëse do të hapej kjo gjë, dhe do t’u njihej të gjithëve, i bie që teknikisht dhe teorikisht të rillogariten teknikisht 720 mijë pensione”, tha Hado.

Projektligji “Për njohjen e viteve të punës përpara 1994’, pritet të zyrtarizohet brenda 3 mujorit të parë të këtij viti, duke lehtësuar në këtë mënyrë praktikën për njohjen e këtyre periudhave, për efekt të llogaritjes së pensionit.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat