Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2025, 12:29

Pensionet dhe rrugët, më shumë fonde nga Buxheti afatmesëm - Transporti, 3522 km rrugë të mirëmbajtura deri në 2028

Nga Alida Lula

Pensionet dhe rrugët, më shumë fonde nga Buxheti afatmesëm -

Ekonomia shqiptare projektohet të ketë një ecuri pozitive në vitet që vijnë e cila parashikohet të jetë 4% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas buxhetit afatmesëm 2026–2028. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë planifikuar në 4,7 miliardë euro, vitin e ardhshëm rriten në rreth 4,8 mld euro dhe në vitin 2028 kapërcejnë vlerën e 4,9 miliardë euro. Edhe në buxhetin afatmesëm, sipas parashikimeve, mbështetjen më të lartë do të vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor te pensionet, Ministria e Mbrojtjes, si detyrim ndaj NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin e ardhshëm dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar, vëmendja do të jetë te rrugët, me 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri. Transporti rrugor, synon të garantojë 3,522 kilometra akse të mirëmbajtura sipas standardeve kombëtare në të gjithë territorin gjatë periudhës 2026–2028. Brenda vitit të adhshëm, parashikohet që 407 kilometra rrugë të jenë ndërtuar ose rehabilituar, sistemuar, asfaltuar dhe të jenë pajisura me sinjalistikë rrugore. Në fokus do të vijojë të jetë financimi për zgjerimin e superstradës Tiranë - Durrës dhe aksit Tiranë -Ndroq-Plepa. Vijim të investimeve parashikohen edhe për segmentet Elbasan-Lekaj dhe Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII.

Por, financimi kryesor parashikohet për përfundimit e hekurudhës Tiranë-Durrës për të vazhduar me projektet e reja Durrës –Rrogozhinë dhe Vorë Hani i Hotit. Ndërhyrja në sistemin hekurudhor, parashikon që transporti i mallrave të rritet me 45% deri në vitin 2028.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat