Pensionet dhe bonusi, 150 mln euro kalojnë në llogari - Akti normativ në Kuvend, Malaj: Mbështet shtresat në nevojë

Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se u adresua mbështetja e shtresave në nevojë, siç janë përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe u akorduan fondet për indeksimin e pensioneve dhe bonusin.
“Akti normativ adresoi në mënyrë të menjëhershme nevojën e mbështetjes të shtresave më në nevojë si personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar. Paralelisht kemi siguruar fondet për pensionet. Kemi synuar rritjen graduale të mbështetjes financiare. Për vitin 2025 mbështetja buxhetore ishte 256 milionë euro për ndihmën ekonomike përfshirë dhe bonusin, ndërsa për pensionistët 120 milionë euro që përfituan bonusin dhe indeksimin. Synojmë transferimin e të gjitha fondeve të buxhetit 2025 që nuk janë përdorur nga institucionet, në llogarinë për pensionistët në Bankën e Shqipërisë."
Ministri theksoi se fondi që do të kalojë në llogarinë e pensionistëve në Bankën e Shqipërisë llogaritet në 150 milionë euro.
“Shuma që minimalisht do kalojë në llogarinë e pensionistëve në Bankën e Shqipërisë është rreth 150 milionë euro. Përmes kësaj shume synojmë të sigurojmë një mbështetje të qëndrueshme për këtë kategori. Kemi një shtesë fondesh prej 2 miliardë lekë për fermerët për masat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2025 dhe fondi total shkon në 6.4 miliardë lekë. Realizimi i fondit për skemat mbështetëse është në masën 90 për qind he për kompensimin e naftës dhe 93 për qind për masat e tjera. Pagesat janë duke vijuar."
Sa i takon investimeve kapitale, Ministri theksoi se përmes aktit normativ janë rialokuar 10 miliardë lekë me qëllim mbështetjen e projekteve që kanë pasur perfomancë më të mirë dhe 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të bashkive.
Ndalim rrjeteve sociale fëmijëve nën 15 vjeç - Asambleja Kombëtare e Francës miraton ligjin
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi ligjin për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me......
Buka, ku mbështetet Shqipëria? Analiza: Si ka ndryshuar gjeografia e furnizimit me drithëra të vendit
Importet e drithërave të Shqipërisë kanë kaluar një transformim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet ekonomike, por edhe......
“Dekriminalizoni plotësisht shpifjen dhe fyerjen” - Ndryshimet në Kodin Penal, Bino: Nuk përmbushen standardet e BE-së
Organizatat e shoqërisë civile dhe të lirisë së medias kanë kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes. Pak para nisjes së seancës ku pritet......
Sa e përballueshme është blerja e një shtëpie? Shqipëria në vendin e 33-të globalisht, duke ruajtur një raport gati mesatar
Indeksi i pronave ofron disa të dhëna të rëndësishme lidhur me përballueshmërinë e blerjes së pasurive të paluajtshme. Një nga treguesit kryesorë në këtë......
Trump rrit tarifat tregtare për Korenë e Jugut - Nga 15, në 25%. Qeveria koreane nuk ka miratuar marrëveshjen dypalëshe
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të rrisë tarifat për disa mallra nga Republika e Koresë nga 15, në 25 për qind, duke akuzuar qeverinë e këtij......
Doganat, krijohet “dritarja e vetme kombëtare” - Lehtësohet tregtia. Kosto 1.4 milionë USD/vit. Tarifa deri në 75 euro për bizneset
Dogana shqiptare do të funksionojë me një Dritare të Vetme Kombëtare. Projektligji i hedhur për konsultim publik, përcakton rregullat për krijimin dhe vënien......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë mëngjes luhatje të lehta të vlerës relativisht pozitive krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81 lekë......
Nënshkruhet marrëveshja BE-Indi - Tregtia e lirë, çfarë përfitojnë vendet evropiane?
Pas muajsh negociatash intensive, Komisioni Evropian përfundoi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, e cila ul ndjeshëm tarifat për......


