Pensionet, cilat qarqe janë më të plakura? Tirana mban rekord për numrin e pensionistëve
Numri i pensionistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë, duke bërë që presioni mbi skemë të jetë i lartë.
Por cilat janë qytetet më të “plakura”?
Referuar të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, numri i pensioneve urbane të pleqërisë arrin 525,421.
Qarku me numrin më të lartë të pensionistëve është Tirana me 138,506 pensionistë, kjo edhe për shkak se ka numrin më të lartë të popullsisë në shkallë vendi, duke regjistruar dukshëm një kapërcim me qarqet e tjera. Më pas renditet Qarku Fier me 62,309 pensionistë, Vlora regjistron 52,218, ndjekur nga qarku Korçë me 49,186 pensionistë, Qarku Durrës me 48,479 dhe Elbasan me 42,395 pensionistë.
Qarku me numrin më të ulët të pensionistëve urbanë është Kukësi me vetëm 8,542 individë të moshuar që gëzojnë përfitime financiare.
Sa i takon pensioneve të pleqerisë në fshat, në total numri në fund të vitit 2024 ka arritur në 82,146.
Qarku me numrin më të lartë është sërish Tirana me 12,908 pensionistë, të cilët përfitojnë mbështetje financiare, ndjekur nga Qarku Fier me 11,321 pensionistë dhe më pas renditet qarku i Elbasanit me 9,785 pensionistë.
Edhe sa i takon pensioneve rurale, qarqet më me pak përfitues janë Gjirokastra me 3,550 dhe Kukësi me 2,626 pensionistë.
Ndërkohë, pensioni mesatar mujor në qytet ka arritur në 19,609 lekë në muaj dhe në fshat 11,878 lekë në muaj.

“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i......

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë
Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas......

Sa kushton strehimi për grekët? Pothuajse gjysma e rrogës për të jetuar në një shtëpi
Strehimi u bë më pak i përballueshëm për grekët midis viteve 2018-2021, pasi pothuajse 1/3 e familjeve shpenzuan më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për......

Kartëmonedhat euro, me “fytyrë” të re/ BQE do t’i hedhë në treg nga viti i ardhshëm
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht procesin e ripërtëritjes së estetikës së kartëmonedhave euro. Nga 15 korriku deri më 18 gusht 2025, BQE-ja......