Pensionet, 30 mijë të moshuar stimuj për të punuar - Dokumenti/ Ulet tatimi mbi të ardhurat, bonuse performance
Paralelisht më ndërhyrjen në rritjen e pensionit mesatar dhe dhënien e pensionit të 13-të, qeveria do të rishikojë kornizën ligjore në drejtim të uljes së normave të tatimit për të ardhurat e të punësuarve në moshë pensioni me qëllim ofrimin e stimujve për individët që vazhdojnë të kontribuojnë për pensionet dhe sigurimet shoqërore deri në moshën e vonë të jetës.
Qëllimi është për të siguruar një mbështetje më të madhe financiare në periudhën që paralelisht përfitojnë pension pleqërie dhe njëkohësisht janë dhe kontribues si të punësuar në sektorin privat.
Kjo politikë është një mundësi për të motivuar financiarisht popullatën në moshë pensioni jo vetëm të jetë aktive por edhe të mundësojë rritjen e të ardhurave dhe sigurojë pavarësinë financiare.
Në dokumenti Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030, i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, thuhet se deri në vitin 2030, të paktën 30,000 individë kontribues në moshë pensioni përfitojnë nga stimujt.
Po ashtu, parashikohet aplikimi i bonuseve për qëndrueshmëri dhe performancë; mbështetje për pensione private si dhe fleksibilitet të orareve të punës.
Sipas dokumentit pritet që 300 subjekte private, deri në 2030-ën, të kenë krijuar kushtet për punësim të përshtatshëm për të moshuarit.
Ndër to, përfshihet krijimi i mundësive për përfitime sociale dhe shëndetësore për të moshuarit që vazhdojnë të kontribuojnë në sektorin privat edhe pas daljes në pension, sikurse janë: ofrimi i këshillimit psikologjik, aktivitete fizike (palestra apo konkurse sportive) apo kontrolli mjekësor në ambientin ku punojnë, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit, dhe në jetën aktive të të moshuarve.
Referuar dokumentit, ndërsa varfëria mes punonjësve të moshuar është rritur, diskriminimi moshor, përfshirë atë në vendin e punës, konstatohet dukshëm. Ankthi tek të moshuarit dhe të rinjtë për pensionet që do të marrin në të ardhmen janë tregues të nevojës për reformim.

Investimet e huaja në sektorë kritikë - Propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror
Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me......

“Abito Mari”, ekspozita më e re në "GOCAT” - Galeria, dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik
Galeria e Artit Bashkëkohor në Tiranë (“GOCAT”) hap dyert e ekspozitës më të re, “Abito Mari”, nga artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo. Nën kujdesin e......

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja për sigurinë me Ukrainën - Hasani: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare
U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025,......

Projektligji, Kuvendi miraton Marrëveshjen e Bashkëpunimit Doganor me Bashkimin Europian
Ministri i Financave ka paraqitur për shqyrtim dhe miratim një projektligjin për marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat” të BE-së,......

Miratohet marrëveshja me BERZH për OSHEE, Malaj: 45.7 mln euro për të ulur kostot e borxhit
Ministri i Financave ka paraqitur në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon......

Malaj: Financimi për Mira Muratin nuk prek deficitin buxhetor - “Të ardhurat shtesë u siguruan nga konfiskimi i pasurive të krimit”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se financimi prej 10 milionë euro i qeverisë shqiptare në kompaninë e Mira Muratit......

“Shpenzimet globale për energjinë, në 3.3 trilionë USD” - IEA: Dy të tretat e investimeve do të shkojnë për burimet e gjelbra
Investimet globale për energjinë priten të arrijnë një rekord prej 3.3 trilionë dollarësh në vitin 2025. Dy të tretat e këtyre shpenzimeve do të shkojnë për......

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa
Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i......