Shqipëria Postuar më 29 Mars 2025, 13:15

“Pensione, jo më të ulta se 200 euro” -Rama prezanton programin: Paga minimale 500 euro, “paqe fiskale” për biznesin

Nga Ola Mitre

“Pensione, jo më të ulta se 200 euro” -Rama prezanton

Rritje e pagës minimale në 500 euro, të pagës mesatare në 1200 euro, si dhe pensione jo më të ulta se 200 euro”. Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar programin e qeverisjes së Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme, duke kërkuar votën e shqiptarëve për një mandat të katërt.

Regjimi i tatimit mbi të ardhurat personale, si dhe taksa “zero” për biznesin e vogël nuk do të ndryshojë. Ndërkohë që, në mbështetje të biznesit Rama premtoi mbështetje për shkak të rritjes së kostove që vijnë nga rritja e pagës minimale, si dhe një program të ri që ai e quajti “paqe fiskale”.

Për mjekët prezantoi ambicien për paga mesatare 200 euro, ndërsa për mësuesit 1250 euro. Në drejtim të arsimit ai njoftoi nisjen e programit të ushqimit në shkolla si dhe të programit, që mundëson qëndrimin e fëmijëve në ambientet shkollore edhe pas mësimit. Ndërkaq, Rama përsëriti se vota për Partinë Socialiste, është votë për pasaportën evropiane. Teksa renditi avantazhet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ai shtoi se ekziston një plan i dakordësuar me BE-në për t’i mbyllur negociatat për 2 vjet.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......