Pension social për ata që kanë humbur vitet e punës - Manjani: Përfitojnë të punësuarit në ish ndërmarrjet shtetërore deri 1994 -ën
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrjet apo ish-kooperativat bujqësore deri në vitin 1994 dhe sot nuk gëzojnë pension për shkak të mungesës së dokumentacionit, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni.
Këta individë do të përfitojnë minimalisht një pension në masën e pensionit social prej rreth 9500 lekësh në muaj. Projektligji që synon të zgjidhë këtë problematikë është diskutuar dhe miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Olta Manjani, Zv.Ministre e Ekonomisë:
“Shumë prej punonjësve të ish ndërmarrjeve shtetërore dhe ish kooperativave bujqësor e nuk arrijnë të dokumentojnë marrëdhëniet e punës përpara viteve 1994. Dhe duke qenë se nuk kanë pasur periudha kontributive pas 1944 nuk plotësonin kushtet për pension. Projektligji rregullon efektet e mbartura në lidhje me njohjen e viteve të punës kur kanë problematika të tilla. Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte përfitimin e një pensioni të paktën sa masa e pensionist social. Efektet financiare të këtij projektligji 5 miliardë lekë. Projektligji do rrisë sigurinë sociale për ata që kanë punuar përpara vitit 1994 dhe do të reduktojë pabarazinë sociale”.
Kostoja që paguan aktualisht buxheti për proceset gjyqësorë të hapura për këtë problematikë është shumë e lartë. Ndërsa projektligji ka një kosto prej 50 milionë eurosh për një periudhë 16 vjeçare.
“Procese gjyqësore që janë të lidhura me projektligjin në fjalë janë rreth 3 mijë në vit dhe numri i individëve që dërgojnë kërkesë padi në gjykata dhe fitojnë gjyqin është shumë i lartë dhe vetëm më pak se 1 për qind nuk i fitojnë gjyqet. Duke qenë se ka pasur shumë kosto, ky projektligj vjen në ndihmë për minimizimin e këtyre kostove. Procedurat janë thjeshtuar. Qytetarët duhet të dorëzojnë vetëm një certifikatë dhe dokument të banesës dhe do të shqyrtohen nga ana administrative. Efektet financiare janë 5 miliard lekë për 15-16 vite”, tha ajo.
Lidhur më këtë çështje, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka evidentuar problematika të konsiderueshme, si: mungesë e plotë të dhënash, të dhëna të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni për subjekte të caktuara etj.
Sondazh

Kryeministri i Serbisë jep dorëheqjen ndërsa protestat kundër korrupsionit vijojnë të rriten!
Kryeministri populist i Serbisë, Milos Vuçeviç, tha të martën se ai po jep dorëheqjen pas javëve të protestave masive kundër korrupsionit mbi shembjen......

Sigurimet në 2024, sa para paguan shqiptarët? - AMF: Rritje me 7% e vëllimit të primeve në krahasim me 2023
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë në vitin 2024, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe për sa i takon numrit të kontratave......

“Microsoft, në bisedime për të blerë TikTok” - Trump konfirmon negociatat dhe interesin e lartë për aplikacionin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se Microsoft është në bisedime për të blerë platformën TikTok. Kjo është hera e dytë që diskutohet blerja e......

Skemë e re pensionesh, rekomandimi i FMN - “Bonusi është masë e përkohshme, projeksionet janë të rrezikshme për buxhetin”
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë në skemën e pensioneve. Referuar raportit të fundit të këtij......

2 projekte për centrale diellore publike - KESH synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë
Teksa një sërë centralesh diellore private kanë hyrë në prodhim apo pritet të ndërtohen, edhe gjeneruesi publik i energjisë po synon zgjerimin e portofolit......

Sa deputetë mund të nxjerrin votat e diasporës? Deri në fund të procesit projektohet të aplikojnë rreth 275 mijë emigrantë
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 28 Janar kanë aplikuar rreth 89,900 individë dhe rreth 55 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me......

SHBA konfirmon Sekretarin e ri të Thesarit - Kush është Scott Bessent, që do të luaj një rol kyç në planin e taksave të Trump?!
Senati amerikan konfirmoi investitorin miliarder Scott Bessent për të shërbyer si sekretar i thesarit të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij aktin......

Rama përgënjeshtron: Shqipëria nuk mund të mbajë një përgjegjësi të tillë për Gazën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmeve të rreme që sugjerojnë përfshirjen e Shqipërisë në ndonjë plan për të marrë përgjegjësi......