Shqipëria Postuar më 3 Dhjetor 2024, 14:00

Pension më i lartë dhe minimum jetik? - Rrëzohen amendamentet e opozitës. Debatet në Kuvend për buxhetin 2025

Nga Elisabeta Dosku

Pension më i lartë dhe minimum jetik? - Rrëzohen amendamentet e

Kuvendi i Shqipërisë ka diskutuar nen për nen projektbuxhetin për vitin 2025. 24 orë përpara seancës plenare opozita ka depozituar 55 amendamente, të cilat u përqendruan kryesisht në rritjen e indeksimit dhe bonusit për pensionistët, rritjen e fondit të kompensimit për ish pronarët, fondit për rimbursimin e ilaçeve si dhe përcaktimin e minimumit jetik.

Flamur Noka, Deputet i PD:

“Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik në vendin tonë ndikon në politikat e një qeverie për të diskriminuar shtresat e varfra. Sipas FAO një personi i duhen të paktën 4.4 dollarë në ditë për nevojat bazike të ushqimit. Sipas BB kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë në ditë. Shqipëria e ka 0.6-0.7 dollarë për frymë ndihmën ekonomike për frymë. E kuptoni çfarë  diskriminimi i bëhet kësaj shtrese të qeverisë? Minimumi jetik do të jetë 200 euro, nuk do të ketë asnjë familje nën 200 euro, për tu treguar se si duhet të trajtohen shtresat në nevojë nga një qeveri dhe një pushtet.  Propozojmë që brenda muajit Mars 2025 qeveria të miratojë minimumin jetik. Duke filluar nga 1 prilli, pagesat për pensionistët, invalidët dhe familjet e me ndihmë ekonomike nuk duhet të jetë nën 20 mijë lekë”.

“Propozim aspak serioz, i ka kaluar koha me vakt dhe që s’mund të vendoset apriori, pa asnjë studim dhe metodologji. Politikat sociale janë të përqendruara në këto shtresa. Politikat që kemi janë për të nxitur të papunët që janë forcë aktive e tregut të punës dhe jo për të deformuar tregun. Qëllimi ynë kryesor është të forcojmë programet e punësimit dhe jo të japim lëmoshë, sepse po krijojmë nivel parazitizmi që mbahet me lëmoshë nga shteti”.

Sa i takon pensionistëve, është kërkuar rritje e fondit të indeksimit me 6 herë dhe bonusit me 2.5 herë.

Gazmend Bardhi, Deputet i PD:

“Kishit mundësi për një rritje 20-30 për qind për të nisur shkallë shkallë nga njëri vit në vitin tjetër rritjen reale të pensioneve. Mirëpo ju këtë e quani lëmoshë, sepse për ju paratë që shkojnë për qytetarët quhen lëmoshë.  Na folët për bonusin e pensionistëve, pa ngrihuni e na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025, pasi kanë kaluar zgjedhjet e pranverës, zëro.

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë:

“Pensionistët janë aty dhe diferenca midis pensionistëve që kanë dalë në pension përpara marsit 2014 që i keni lënë me gjysma pensionesh. Merrni dy mësues një që ka dalë në pension para vitit 2014 dhe pas 2014. Nëse ne i mbajmë premtimet tona kjo duket nga mbështetja që kemi. Nëse ju jeni tallur me pensionistët ndër vite dhe vazhdoni ta bëni dhe në opozitë, ky është akti më i çuditshëm që mund të bëjë një forcë. Ju shisnit hotele për të paguar bonusin, ndërsa ne kemi vendosur 100 milionë euro. Çmimi i energjisë elektrike as nuk do rritet as nuk është rritur, por do ulet siç ka premtuar dhe kryeministri Edi Rama” .

Pas miratimit në seancë plenare, buxheti hyn në fuqi dhe nis zbatimin në Janar 2025.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat