Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 11:08

Pencabligil: Garancia sovrane lehtëson kreditimin e biznesit të vogël e të mesëm

Nga Edel Strazimiri

Pencabligil: Garancia sovrane lehtëson kreditimin e biznesit të

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) mbeten në qendër të nismës së re kombëtare për rritjen e aksesit në financim, të nënshkruar sot në Tiranë mes institucioneve shtetërore dhe sektorit bankar.

Në ceremoninë e nënshkrimit sot në Tiranë të partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, zëvendëskryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe drejtori i përgjithshëm i BKT-së, Seyhan Pencabligil, theksoi rëndësinë e mbështetjes për këtë segment të ekonomisë.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë pothuajse tërësinë e bizneseve në Shqipëri për nga numri, por aksesi i tyre në financim është tejet i ulët krahasuar me peshën që zënë në ekonomi”, u shpreh ai.

Ai shtoi se problematikat kryesore lidhen me mungesën e informacionit dhe të kolateralit. n“Sipas tij, kjo lidhet me informalitetin dhe mungesën e kolateralit”, deklaroi Pencabligil. Duke vlerësuar nismën e re, ai u shpreh se garancia sovrane dhe instrumentet e reja financiare do të ndihmojnë në lehtësimin e kreditimit për bizneset.

“Nisma e sotme siguron mbështetje me kolateral për bizneset përmes garancisë sovrane të qeverisë, si dhe kredi me kosto të ulët, përmes bashkëpunimit institucional”, tha ai. Sipas Pencabligil-it, bankat tregtare do të jenë të angazhuara në zbatimin e këtij programi, i cili synon të rrisë financimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat