Shqipëria Postuar më 7 Shkurt 2025, 18:32

Penalizohen 2 individë për mosdeklarim të ardhurash

Nga Ledina Elezi

Penalizohen 2 individë për mosdeklarim të ardhurash

Në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit për parandalimin e shkeljeve të legjislacionit tatimor, Administrata Tatimore, falë indicieve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kanë penalizuar dy individë për mosdeklarim të të ardhurave të tatueshme.

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar (DKS) ka finalizuar kontrollin për 2 individë, të cilët kryenin zhdoganime pa qenë të regjistruar. Njëri prej personave me iniciale O.S kishte detyrim principal 254.188 lekë, ndërsa personi i dytë me iniciale E.T kishte detyrim principal 537.615 lekë.

Të ardhurat e padeklaruara për vitin 2024 ishin 5.278.220.

Fenomeni i nëndeklarimit të pagave është i pranishëm prej vitesh. Me nisjen e aksionit anti-informalitet të lajmëruar nga qeveria vitin e kaluar, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat