Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2026, 12:03

Peleshi takohet në Athinë me Plakiotakis: Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar

Nga Edel Strazimiri

Peleshi takohet në Athinë me Plakiotakis: Greqia mbështet

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim zyrtar në Athinë me kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe nënkryetarin e parë të Parlamentit të Greqisë, Ioannis Plakiotakis. Në qendër të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve, si dhe mbështetja e ndërsjellë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë bisedimeve, dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe theksuan rolin e rëndësishëm që luan diplomacia parlamentare në thellimin e bashkëpunimit dhe në avancimin e agjendës evropiane të rajonit.

Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e konsideruar këtë mbështetje si një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit nënvizoi se “integrimi i Shqipërisë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një faktor kyç për më shumë zhvillim ekonomik dhe stabilitet, në dobi të qytetarëve tanë dhe të vetë projektit evropian”.

Në mbyllje, takimi riafirmoi angazhimin e plotë të të dyja palëve për të vijuar dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e ngushtë parlamentar në funksion të objektivave të përbashkëta evropiane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat