PE miraton Rezolutën për Shqipërinë/ Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së!
Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, në 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.
“Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit”, theksoi Spiropali.
Në mënyrë të veçantë, Spiropali ritheksoi mirënjohjen për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, “për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bashkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta”.
“Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt dhe më mirë”, u shpreh kryeparlamentarja.
Spiropali theksoi se, “ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent- siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik, në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias”.
“Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë”, shkroi më tej ajo.
“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqiptarë dhanë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.
“Në jemi të vetëdijshëm dhe plotësisht të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

10 milionë euro nga zënia e hapësirave publike - Shifër rekord në 2024-ën, rriten edhe të ardhurat nga tarifat e pastrimit
Ditët e fundit qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga bizneset, fokusuar kryesisht në bashkitë bregdetare, por edhe gjerë. Por si......

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi: Nevojiten ndryshime ligjore dhe mbështetje financiare
Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e administratës tatimore për të formalizuar sektorin e bujqësisë, por sugjerojnë që të ndërmerren edhe ndryshime......

Vala e nxehtësisë “nxit” energjinë diellore - Impiantet solare në BE gjeneruan sasi rekord gjatë qershorit
Vala e fundit e nxehtësisë në Evropë rriti ndjeshëm kërkesën për energji, veçanërisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve. Burimet diellore luajtën një......

Eksportet gjermane tkurren në maj - Bie numri i dërgesave drejt SHBA-së, rriten shqetësimet për tarifat
Eksportet gjermane pësuan rënie në maj, ndërsa dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën ndjeshëm mes shqetësimeve për tarifat e larta. Gjermania po negocion me......

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë - Rekord i daljeve, Vathi: Diversifikim dhe bileta më të lira
Në 5 vitet e fundit, kufijtë nuk janë thjesht tejkaluar, janë kaluar me valixhe, biletë elektronike dhe dëshirë për të parë më shumë nga bota. Sipas të......

Shqipëria, nënkampione në “WSIS Prizes 2025”për kategorinë “e-Government”!
Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSIS Prizes 2025”, Drejtoresha e......

Rama: Reformë e re ligjore e kontrollit të zhvillimit të territorit!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit......

Sa "super pensionistë" ka Shqipëria? Femrat dominojnë listën e shqiptarëve mbi 100 vjeç
Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra,......