Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2024, 11:02

PD propozon 34 amendamente për buxhetin 2025 - Kërkohet 5-fishimi i fondit të pensioneve dhe caktimi i minimumit jetik

Nga Hamit Yzeiraj

PD propozon 34 amendamente për buxhetin 2025 - Kërkohet 5-fishimi i

Pas miratimit në parim, buxheti i shtetit për vitin 2025 është gati për t’u votuar nen për nen dhe në tërësi më datë 3 dhjetor. Partia Demokratike ka propozuar 34 amendamente që kërkojnë ndryshime të rëndësishme në prioritetet financiare të shtetit.

Ndër propozimet më të rëndësishme është kërkesa për caktimin e minimumit jetik në 200 mijë lekë, një masë që do të sigurojë nivelin minimal të jetesës për qytetarët.

Deputetët kërkojnë gjithashtu një rritje të konsiderueshme të pensioneve, duke propozur një pesëfishim të fondit për këtë kategori, nga 1.6 miliardë lekë në rreth 8 miliardë lekë.

Një tjetër kërkesë e rëndësishme është rritja e pagave për administratën publike, përfshirë një rritje prej 20% për sektorët e shëndetësisë dhe arsimit. Po ashtu, ata propozojnë pezullimin e pagesave për koncesionet dhe PPP-të në shëndetësi, përveç atyre që lidhen me dializën.

Përveç këtyre, është propozuar gjithashtu një paketë financiare me vlerë 5 miliardë lekë për prodhuesit vendas, si kompensim ndaj goditjes që ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Gjithashtu, kërkohet një fond prej 120 milionë eurosh në subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë.

Për vitin 2025, të ardhurat totale buxhetore parashikohen të arrijnë në 754.6 miliardë lekë, me një rritje prej 5.6% krahasuar me buxhetin e rishikuar për vitin 2024.

Bazuar në projeksionet e të ardhurave të vitit 2025, totali i të ardhurave të buxhetit shkon në 28.8% e PBB-së nga 27.5%, që kanë rezultuar mesatarisht në tre vitet paraardhëse, pra me një rritje mesatare prej 1.3% të PBB-së.

Në krahun e shpenzimeve buxhetore, në janë parashikuar të shpenzohen 822.7 miliardë lekë ose 31.4% e PBB, me një rritje në vlerë absolute prej 51.3 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2024.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 2 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur në rritje këtë jave e muaj duke u blerë sot me 92.8 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat