Shqipëria Postuar më 9 Prill 2025, 13:05

PD prezanton programin për Sigurinë dhe Rendin - Berisha: Do të jenë përparësia absolute më madhore

Nga Ernilda Luzi

PD prezanton programin për Sigurinë dhe Rendin - Berisha: Do të

“Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka prezantuar programin për Sigurinë dhe Rendin. Sipas Sali Berishës, për PD-në, qeverinë e saj, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore.

Një nga shtyllat kryesore të programit tonë, ne kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri Madhështore. Si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri në të cilën jeta e individit, veprimtaria e tij të jenë të garantuara, të sigurta. Në të cilën investitorët e huaj të vijnë të sigurt në Shqipëri për të vendosur investimin e tyre, ëndrrën e jetës së tyre, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.

Sipas Berishës, rrogat dhe trajtimi do jenë përparësi e madhe për Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit.

Ndërsa, paralajmëroi se, me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet nga Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat