Shqipëria Postuar më 27 Prill 2025, 13:20

PD-ASHM, takim me emigrantët shqiptarë në Selanik - Berisha: 2025, viti i Diasporës

Nga Alida Lula

PD-ASHM, takim me emigrantët shqiptarë në Selanik - Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Selaniku, ku zhvilloi një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek, tha se në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve dhe do të evidentohet si viti i diasporës shqiptare.

Berisha shprehu mirënjohje për Greqinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufishme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë'' - tha Berisha.

Berisha prezantoi masa konkrete sipas tij, për nxitjen e lindshmërisë dhe rikthimin e shqiptarëve, si: grante për çiftet e reja, mbulimin e interesave të kredisë për banesë, pagesën e plotë të kredisë nga shteti për familjet me tre fëmijë dhe bonuse mujore për fëmijët.

Po ashtu, Berisha tha gjithasjtu se do të ketë zero taksa për 5 vitet e para për emigrantët që investojnë në Shqipëri, kredi të buta për banim dhe biznes, dhe heqje të taksave për shtëpitë në atdhe.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat