PD-ASHM prezanton kandidatët në Dibër - Berisha: E nisim nga ata të cilët janë më në nevojë
PD-ASHM ka prezantuar kandidatët në qarkun e Dibrës. Në një takim me simpatizantë, kryedemokrati, Sali Berisha dha premtimin se brenda 100 ditëve të para, situata ekonomike e qytetarëve në nevojë do të ndryshojë.
"Të dashur miq, unë jam sot para jush për të paraqitur në emër të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, koalicionit më të madh që ka pasur Shqipëria në 32 vite, koalicionit të 25 partive politike, programin tonë.
Për të paraqitur projektin tonë për Dibrën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore.
Asgjë nuk kemi shpikur ne në projektin e Shqipërisë Madhështore.
Themelet e këtij projekti janë në shpirtin e madh të grave dhe burrave të Dibrës dhe Shqipërisë.
Themelet e këtij projekti janë në trashëgiminë e Dibrës dhe Shqipërisë.
Themelet e këtij projekti janë në trashëgiminë e kësaj treve, që i dha kombit kryeheroin e vet, i dha kombit mbretin që ndërtoi shtetin e parë të shqiptarëve.
I dha kombit qeverinë e parë të Lidhjes së Prizrenit, qeverinë e parë shqiptare.
I dha kombit lavdinë e pamposhtur të burrave dhe grave të tij, maleve dhe kodrave, fushave të tij.
Rroftë Dibra, rroftë Mati, rroftë Bulqiza, rroftë Shqipëria.
Unë kam nder të madh që përfaqësoj sot 25 forca politike dhe u garantoj se vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj.
Vij tek ju me bindje dhe vendosmëri, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset.
Që Dibra, që Shqipëria të shndërrohet në vendin e ëndrrës shqiptare.
Që Dibra, që Shqipëria të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta.
Miqtë e mi, në këtë moshë, në këto vite, në vjeshtën time të mrekullueshme, nuk më duhet pushteti. Nuk kam ambicie për para, as për luks, por kam një ambicie, por kam një qëllim, por kam një mision, të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.
Për të përmbushur me nder para jush, për të përmbushur me faqe të bardhë para jush këtë mision, unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë.
Kam një eksperiencë, e cila më bën mua të mundur të mbaj çdo premtim timin, të realizojmë çdo premtim.
Dhe u jap fjalën se ky program do jetë realitet për ju.
Po, po!
Nga e nisim ne këtë program? E nisim nga ata të cilët janë më në nevojë.
Nga ata të cilët jetojnë duke folur me vete për shkak të skamjes dhe mjerimit.
E nisim pra për ta bërë këtë shoqëri më të drejtë, më njerëzore, më humane, më të barabartë.
Ne kemi çdo potencial, por kemi edhe eksperiencën që ta bëjmë këtë me shpejtësi të madhe.
Ta bëjmë këtë brenda 100 ditëve.
Ata që mund të pyesin, po ç’janë këto çudira, u them nuk ka asnjë çudi. Qeveria e ardhshme, brenda 100 ditëve do u kthejë paratë e vjedhura shqiptarëve.
Miq, filozofia jonë, thelbi i këtij programi, bazohet në parimin e thjeshtë, paratë qytetarëve, paratë qytetarëve, paratë qytetarëve!
Po këtu, Sali Berisha nuk ka asnjë shpikje, asnjë zbulim.
Sali Berisha nuk bën gjë tjetër vetëm zbaton atë parim të hekurt që është i detyrueshëm për çdo qytetar të përgjegjshëm.
Miqtë e mi, cilido që mund të dyshojë, të gjejë një mësuese në Dibër apo në Shqipëri që nuk iu mbidyfishua rroga nga viti 2005 deri në vitin 2013. Të gjejë një mjek, një infermiere, një punonjës që nuk iu dyfishua rroga.
Të gjejë një pensionist me pension të ulët që nuk iu dyfishua pensioni.
Të gjejë një pensionist me pension të mesëm që nuk iu rrit pensioni 60 përqind.
Të gjejë një pensionist me pension të lartë që nuk iu rrit pensioni 40 përqind.
Ne bëmë atë që bën një qeveri e përgjegjshme.
Duke u kthyer paratë qytetarëve, njerëzit me rrogat më të ulëta dolën si njerëzit më të paguar se të gjithë popujt e Ballkanit, më të paguar se bullgarët dhe rumunët.
Këtu e lamë në vitin 2013.
Jo vetëm kaq, por nga viti 2009, madje edhe më parë, por nga viti 2009 gjer në vitin 2013, 180 mijë vëllezër e motra, emigrantë tanë, u kthyen në Shqipëri, nisën investimet, vendosën bizneset", tha Berisha.
Sondazh

Rama në Maliq: Kemi transformuar qytetin! Më 11 maj, votoni integrimin e Shqipërisë në BE
Kryesocialisti Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qarkun e Korçës, ku ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Maliqit. Përpara mbështetësve,......

Bankat shqiptare pranohen në skemën e SEPA - BSH: Përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme, nga 7 tetori ulen kostot e pagesave
Bankat shqiptare janë pranuar në skemën SEPA, duke i hapur rrugë kryerjes së pagesave në zonën unike euro, në tetor të këtij viti. Gjithçka është bërë me......

Rinia 2030/Muzhaqi: Me Nismat Komunitare dhe Talentet Rinore, mbështesim qindra të rinj në projekte zhvillimi
Rinia 2030 / Muzhaqi: “Me Nismat Komunitare dhe Talentet Rinore, mbështesim qindra të rinj në projekte zhvillimi dhe përfaqësim të Shqipërisë në kompeticione......

Kryeministri Rama inspekton lagjen turistike, Pogradec - Zona drejt rehabilitimit të plotë
Në qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve dinjitoze, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por......

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind- Ari është kthyer një zgjedhjen më të shpeshtë për kursime
Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se nëse 2005 do kishit blerë 10 mijë euro ar sot vlera e arit të b;erë do......

Kosova hedh hapin e parë drejt energjisë së rinovueshme - Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të erës
Kosova ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, me kualifikimin me sukses të tri kompanive......

Posta e shpejtë, sa zgjidhet nga shqiptarët?- AKEP: Rreth 30% më shumë objekte të dërguara me shërbimin ekspres në 2024
Nga 25 milionë objekte të dërguara me postë brenda ose jashtë vendit, qytetarët kanë zgjedhur që gati 5 milionë prej tyre t'i dërgojnë me shërbim ekspres. Të......

Mjalti, financim 1 mijë lekë për zgjua- Grupimet mbështetje pa tavan, duhet të dorëzojnë 30 % të mjaltit me faturë
Bletërritësit kanë afat deri më datën 30 Maj për të aplikuar për mbështetje me subvencione. Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025 parashikon financim......