Shqipëria Postuar më 27 Prill 2025, 13:01

''PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë'' - Rama: Akademia e Aviacionit në Vlorë, rajonale

Nga Alida Lula

''PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë'' - Rama:

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto sot është 2,5 herë më i lartë në vetëm një dekadë. Sipas tij, për 2030-ën, synimi është 35 miliardë euro.

Në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës, kryeministri Rama tha se krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon.

''Burim i kësaj tabele, është FMN dhe nuk është qeveria shqiptare. Kështu që nëse në rajon Prodhimi i Përgjithshëm është rritur mesatarisht 64%, në Shqipëri është rritur 109,6%. Kur ne morëm detyrën, këto të ardhura ishin 3324 euro, ndërsa këtë vit janë 10 324 euro, pra 3-fish më të larta. Projeksioni ynë është që në 2030 të jenë 15 000 euro. Ky projeksion është bërë me ekspertë të MF dhe me ekspertë ndërkombëtarë që punojnë me ne" - tha Rama.

Në lidhje me nisjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë, Rama tha se synimi është që të jetë një akademi rajonale.

"Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se ky është hapi i parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare.Kemi së shpejti edhe një marrëveshje tjetër me Ficanterin e Italisë për të rivitalizuar kantierët e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve këtu në Vlorë"- theksoi Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama foli për përmirësimin e sistemit universitar përgjatë viteve të fundit dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta zhvilluar më tej.

"Na u desh fillimisht të bëjmë një pastrim të madh të sistemit. Kemi mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë që vetëm bënin biznes.

Sot janë 40 programe të përbashkëta studimi në të tre ciklet e studimit në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare. Janë 90 programe në gjuhë të huaj. Besoj që Universiteti i Vlorës ka një potencial të madh të pashfrytëzuar dhe kam shumë besim që jemi në rrugën e duhur'' - shtoi Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat