Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 09:59

Paundi humbet sërish pikë - Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Paundi humbet sërish pikë - Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë sot me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë duke shënuar edhe ajo një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rrite të vlerës këtë të mërkurë pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 104.1 lekë dhe është shitur me 105.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ndryshe nga valutat e tjera ka pësuar një zbritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën që lamë pas është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat