Paundi cash i kapur në kufi, “sfidon” valutat e tjera - Mbi 77 mijë GBP të padeklaruara në 8 pika doganore deri në Gusht
Drejtoria e Antitrafikut në pikat e kalimit kufitar në Degët Doganore Durrës, Rinas, Hani Hotit, Vlorë, Kakavijë, Kapshticë, Muriqan dhe Morinë ndaj udhëtarëve, automjeteve, mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve ka ushtruar 3,648 kontrolle dhe monitorime deri në muajin Gusht 2024. Në këtë interval kohor janë konsatuar 9 kapje Cash në vlerë totale 53,600 EUR, 77,445 GBP dhe 12,300 CHF.
Vlera më e lartë e pa deklaruar duket se është në mondhën britanike dhe më pas renditet monedha europiane euro.
Sezoni turistik është ai që ndikon më së shumti në shtimin e vizitave nga emigrantët, çka nënkupton edhe një fluks më të lartë parash të sjella nga jashtë.
Por paralelisht, kjo sjell edhe shumë raste ku ka tentativa për të mos respektuar detyrimin e deklarimit të parave që disponohen në momentin e udhëtimit. Referuar ligjit, çdo sasi mbi 10 mijë euro duhet deklaruar në pikën kufitare.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se gjatë periudhës janar-gusht 2024 janë realizuar 5,975 inspektime doganore nga të cilat 2,327 kontrolle janë realizuar nga Drejtoria e Antikontrabandës, ku 946 ose rreth 42% e tyre kanë qenë të plota.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë zbuluar 84 raste me shkelje doganore ku 65 raste me penalitet me vlerë totale prej 26 milion lekë. Efektiviteti i kontrolleve me shkelje për periudhën janar-gusht 2024 rezulton në masën 8%.
Sa ai takon “Hetimeve doganore te kryera”, Drejtoria e Hetimit ka përgatitur dhe dërguar pranë Organit të Prokurorisë: 12 referime, 12 shkelje doganore kundërvajtje administrative, 72 shkelje kontrabandë, 84 informacione kundrejt degëve doganore për marrje vendimi. Gjatë periudhës janar-gusht 2024 janë trajtuar gjithsej 2,946 çështje dhe realizuar 1,171 çështje.
Sondazh

Çmimet e vajit të ullirit, në rënie në 2025 - Sipas fermerëve, kostot e prodhimit mbeten të larta
Çmimet e prodhimit të vajit të ullirit në Greqi po bien me shpejtësi, duke qëndruar aktualisht rreth 5 euro për litër, ndërsa kostot janë jashtëzakonisht të......

Koha e dhuratave nga DigitAlb! - Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
Festat e fundvitit i mbledhin të gjithë në shtëpi dhe DigitAlb është kryefjala e atmosferës magjike dhe ngrohtësisë së familjes. Platforma televizive e të......

Kryeministri Rama në darkën me diplomatët e huaj: Shqipëria hyri në ligën botërore të turizmit
Një vend të veçantë në darkën e Kryeministrit Rama me diplomatët e huaj në Tiranë ka zënë edhe bilanci për ekonominë në 2024. Rama përmendi turizmin,......

Raporti i SIGMA: Administrata publike shqiptare, profesioniste dhe transparente, Shqipëria lider rajonal
“Shqipëria mbetet lider rajonal në funksionimin e administratës publike në pesë nga gjashtë fushat tematike, veçanërisht në menaxhimin e financave publike,......

Britania shpallet vendi më i palumtur për fëmijët! - Si janë të rinjtë në pjesën tjetër të Europës?
Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të rinj brenda kufijve të......

Rihapet tenderi për portin e ri në Porto Romano, 400 mln euro për fazën e parë të projektit
Autoriteti Portual Durrës ka rihapur tenderin për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Fillimisht gara u hap në muajin korrik të këtij viti, por......

Renditja e pagave mesatare në Europë: Cilat vende paguajnë më shumë?
A keni menduar ndonjëherë se cilat vende paguajnë më mirë në Europë? Ose si rritet paga juaj kundrejt të tjerëve në BE? Me kostot e jetesës që ndryshojnë......

Italia, bonus 5500 euro për lindjet në 2025 - Synon të nxisë shtimin e popullsisë, ndërsa përballet me krizën demografike
Në kuadër të Ligjit të Buxhetit për vitin 2025, qeveria italiane ka prezantuar një paketë të mbështetjes ekonomike të projektuar për familjet me fëmijë të......