Shqipëria Postuar më 29 Nëntor 2024, 11:43

Patatja shqiptare nuk “kalon kufirin”! - Shkak, një bakter. Denaj: Presim zhbllokim të eksporteve në 2025-ën

Nga Elisabeta Dosku

Patatja shqiptare nuk “kalon kufirin”! - Shkak, një bakter.

Prej disa vitesh prodhuesit shqiptarë nuk arrijnë të deportojnë në tregjet ndërkombëtare me produktin e patates. Shkak për këtë është një bakter që disa që ka patatja dhe toka ku prodhohet, duke bërë që  BE të ndalojë eksportin e kësaj kulture bujqësore.

“Kemi nevojë të rrisim eksportet për pataten, kam pasur një komunikim me DigiSante në Bruksel sepse jemi të bllokuar për eksportin e patates për shkak të një bakteri dhe ne kemi bërë dy vjet analizat dhe ky bakter nuk është më. Dhe në 2025 presim që nëse dalim pa mbetje dhe të mund të eksportojmë”.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2022, prodhimi i patates u rrit me 1,5%, duke arritur në  rreth 263 mijë tonë.  Ndërsa sipërfaqja e kultivuar rezulton në afro 10.068 hektarë.

Ndër qarqet që kultivojnë më shumë janë Korça, Elbasani, Shkodra dhe Fieri. Por pavarësisht se nuk eksportojmë, importi i këtij produkti në vend është mesatarisht në 5 mijë ton në vit. 

Importin e patates e dominojnë shtete si  Kosova, Holanda ,Greqia, Egjipti, Gjermania dhe Franca.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat