Pasuritë shtetërore, në verifikim - Objektet mbi 70 vjet, mes kritereve për statusin e pasurisë kulturore

Objektet shtetërore të ndërtuara, apo krijuara më shumë se 70 vjet më parë do të futen në proces verifikimi për të përcaktuar nëse kanë interes kulturor. Një udhëzim i ri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit përcakton kriteret që do të përdoren për evidentimin e pasurive të paluajtshme shtetërore që mund të marrin statusin e pasurisë kulturore.
Por, vjetërsia nuk do të jetë kriteri I vetëm. Në lista do të përfshihen edhe objektet që paraqesin indicie për vlera historike, artistike, arkitektonike, arkeologjike, apo etnografike, që evidentohen në dokumente historike e arkivore apo që jdodhen Brenda qendrave dhe ansambleve historike, peizazheve kulturore dhe zonave arkeologjike. Propozime për verifikim mund të bëhen edhe nga institucionet publike, pushteti vendor, komunitetet locale, apo organizatat e shoqërisë civile. Listat do të hartohen nga institucionet që administrojnë pronat, në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore. Për ccdo pasuri krijohet një kartelë e posaccme, ku do të pasqyrohen vendodhja, të dhënat kadastrale, historiku, karakteristikat arkitekturore, gjendja fizike, funksioni actual dhe dokumentacioni fotografik dhe hartografik.
Pjesë e vlerësimit do të jetë edhe niveli i rrezikut të secilit objekt. Udhëzimi parashikon evidentimin e rreziqeve nga tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret, dëmtimet biologjike apo ndryshimet klimatike, ndërsa gjendja strukturore do të klasifikohet nga objekt i përdorshëm dhe pa rrezik, deri te ndërtesat plotësisht të shkatërruara.
Dokumentacioni do t'i dërgohet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka 15 ditë pune për të verifikuar nëse është i plotë. Pas përfundimit të procedurës dhe shpalljes së objektit si pasuri kulturore nga ministri përgjegjës, ai do të regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore. Marrja e këtij statusi nuk ndryshon pronësinë apo institucionin që administron objektin, por sjell detyrimet dhe kufizimet që burojnë nga legjislacioni për trashëgiminë kulturore.
Më shumë agrume në Shqipëri/ Prodhimi ka ndjekur një trend rritës 5 vitet e fundit
Prodhimi i agrumeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Të dhënat për periudhën 2021–2025 tregojnë se prodhimi I......
Interesi për licenca në prodhimin e energjisë - ERE: 22 procedura në proces, kryesojnë centralet diellore
Interesi për investimet në prodhimin e energjisë elektrike reflektohet edhe në numrin e aplikimeve që presin një vendimmarrje nga Enti Rregullator i......
Punësimi i të huajve, miratimi brenda 1 dite - Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës
Nga 10 ditë në vetëm një ditë pune. Ky është afati i ri që Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të ketë në dispozicion për të dhënë miratimin për......
Sa mjaltë prodhon Shqipëria? - 58 mijë koshere më shumë, rritet sasia në treg
Prodhimi i mjaltit në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, duke dhënë shenjat e një sektori që po zgjerohet, ku efekt kanë dhënë edhe masat e......
Shqipëria, e dyta në Europë për rritjen e fluturimeve/ Aktiviteti ajror u rrit me 28.6% në korrik, ndërsa vendi kryeson rajonin
Turizmi shqiptar ka vijuar të marrë një hov të fortë vitet e fundit, duke e kthyer vendin në një prej destinacioneve më të kërkuara në rajon. Kjo rritje e......
Nëntë vatra zjarri aktive në vend – MM: Situata më problematike në Gojan–Gjegjan
Njëzet vatra zjarri janë evidentuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 9 prej tyre vijojnë të jenë aktive,......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore
Dollari amerikan është karakterizuar përgjatë kësaj jave nga një rënie e vazhdueshme e vlerës duke e mbyllur atë negativisht teksa ka humbur pikë edhe sot......
Tregu i energjisë, më shumë rol për konsumatorët - Raporti: Nevojitet avancim me komunitetet e energjisë dhe fleksibilitetin
Fuqizimi i konsumatorëve dhe krijimi i mekanizmave që u mundësojnë atyre të marrin një rol aktiv në tregun e energjisë mbeten ndër sfidat për vendet e......

