Pasuritë e paluajtshme, “shtylla” e kreditimit - BSH: Shqiptarët “braktisin” huamarrjen në euro

Volumi i huadhënies është përgjysmuar krahasuar me flukset rekord të fundvitit të kaluar. Edhe pse tregu ka hyrë në një fazë më të matur, pasuritë e paluajtshme mbeten motori kryesor i ekonomisë, me qytetarët që po zgjedhin gjithnjë e më shumë kredinë në Lekë për të siguruar shtëpitë e tyre. Ndërsa bizneset kanë frenuar investimet e mëdha në pronësi për t'u fokusuar te nevojat e përditshme, individët po dëshmojnë një orientim të qartë drejt investimeve afatgjata dhe sigurisë ndaj valutës.
Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se volumi i kredive të reja ka zbritur nga rreth 62.2 miliardë lekë në dhjetor, në rreth 28.2 miliardë në janar. Ky ngadalësim shihet si një fenomen natyral, pasi projektet e mëdha janë financuar në fundvit, muaji i parë i vitit i shërben si qytetarëve, ashtu edhe bizneseve, për të rishikuar planet e tyre financiare.
Edhe pse aktiviteti i përgjithshëm ka rënë, interesi për pasuritë e paluajtshme mbetet shtylla kryesore që mban në këmbë kreditimin. Për shumë familje shqiptare, blerja e një banese vazhdon të jetë prioriteti numër një. Gjatë janarit, individët kanë marrë rreth 3.5 miliardë lekë kredi të reja vetëm për shtëpi në monedhën vendase.
Ajo që bie në sy është kujdesi i shtuar i qytetarëve përballë valutës. Ndërsa kredia në Lekë për banesa po reziston mirë, ajo në Euro ka pësuar një rënie të fortë, duke zbritur në rreth 444 milionë lekë (nga mbi 1 miliard në dhjetor). Kjo tregon një ndryshim në sjellje, qytetarët nuk duan të rrezikojnë me luhatjet e kursit të këmbimit dhe po kërkojnë këste më të sigurta në Lekë.
Në krahun tjetër, bizneset po tregohen më të matura. Pasi mbyllën një dhjetor me investime masive, ku vetëm kreditë në euro për pasuri të paluajtshme kapën shifra rekord mbi 16.7 miliardë lekë, në janar ky vrull ka rënë në rreth 1.9 miliardë. Sektori privat tashmë po fokusohet më shumë te kapitali qarkullues dhe overdraft-et për të mbajtur aktivitetin ditor.
Përveç pronave, janari ka qenë një muaj i qetë edhe për kreditë konsumatore. Janë të paktë qytetarët që i janë drejtuar bankës për nevoja të përditshme, duke konfirmuar se kredia në Shqipëri po shkon kryesisht drejt investimeve që krijojnë pronësi dhe siguri afatgjatë.
Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale
Gjatë mbledhjes se zgjeruar të grupit parlamentar socialist, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama, deklaroi se pezullimi i ministrit nga një......
Shqiptarët e nisën 2026 me më shumë kursime në bankë - Depozitat rriten me 22.8 miliardë lekë në janar, me fokus të fortë drejt monedhës vendase
Viti 2026 ka nisur me një sinjal të fortë kursimi për shqiptarët. Sipas të dhënave të sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave që......
Rama: Ekonomia po ofron një rritje të qëndrueshme - Zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS
Ka nisur mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku do të raportojnë ministrat. Në hapje të takimit, kryeministri dhe njëkohësisht......
Shqipëria përballë rajonit/ Sa kushton jetesa krahasuar me fqinjët?
Kostoja e jetesës përfshin një sërë zërash të rëndësishëm në shportën mujore të çdo qytetari, duke nisur nga ushqimet dhe transporti, e deri te taksat,......
Punonjësit nuk heshtin, ankohen shqiptarët apo të huajt? - Muçaj: 2025 me shifra rekord, 400 më shumë se viti 2024
Për vite me radhë, në tregun shqiptar të punës ka dominuar një kulturë e rezervuar ndaj ankesës për kushtet e punës. Frika nga humbja e vendit të punës,......
Nis rehabilitimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ ARRSH: Sonda gjeologjike dhe mjete të rënda në terren
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ka nisur punën me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”,......
Porti i Durrësit, mbi 271 mijë ton mallra në janar - Rriten flukset, përpunohen mbi 61 mijë pasagjerë
Porti i Durrësit nis vitin 2026 me tregues pozitivë. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë muajit janar 2026 në katër terminalet portuale u përpunuan mbi......
“Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi rritën ekonominë” - Raporti i BERZH: Investimet e huaja direkte arritën nivel rekord në vitin 2025
Në raportin më të fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se vitin e kaluar ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3,7% e mbështetur nga......


