Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit - Ibrahimaj: Përmirësojmë kushtet në shkollat profesionale

Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja në vend, janë pajisur 7 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe drejtues të arsimit profesional vizituan klasat e pajisura me logjistikën e nevojshme për zhvillimin e praktikës profesionale.
Duke u ndalur te burimi i këtyre pajisjeve, Ministrja theksoi rëndësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara në funksion të interesit publik. “Po bëjmë të mundur që të gjithë pasuritë edhe asetet që janë vendosur në formë kriminale apo për shkak të korrupsionit, pra aktiviteteve të paligjshme, të gjithë këto pasuri tashmë po kthehen në dobi të komunitetit, në dobi të qytetarëve, të atyre që kanë më shumë nevojë dhe në dobi të shoqërisë”, nënvizoi Ministrja.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pohoi se sot çdo gjë po shkon drejt inovacionit, ndaj duhen krijuar sa më shumë kapacitete në këtë sektor. “Fokusi ynë është që shkollat profesionale t’i përmirësojmë, jo vetëm në drejtim të cilësisë së mësimdhënies e të shkollimit, por edhe në drejtim të ambienteve e të pajisjeve, të laboratorëve, pasi pa këto të fundit, sado i mirë të jetë edukimi apo cilësia e mësuesve, nuk arrihen dot rezultate. Ne jemi përqendruar në strukturat e mësimdhënies, laboratorët, por edhe konviktet, pasi ka raste që nxënës apo studentë që duan të ndjekin arsimin profesional nuk kanë pranë qendrave të banimit shkolla, por do bëjmë që konviktet të jenë me kushte të mira. IT sot është çelësi i suksesit për çdo të ri e të re. Nuk ka asnjë institucion publik apo privat, që të mos ketë nevojë për këtë sektor”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.
Ajo nënvizoi se këto rezultate janë fryt i një përpjekjeje të përbashkët institucionale, falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese. Bashkëpunimi pozitiv mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPAK, BKH dhe prokurorive ka mundësuar administrimin e shpejtë dhe efikas të pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme, si dhe ndërtimin e bazës së nevojshme ligjore, duke garantuar që iniciativa të tilla të shtohen në të ardhmen.
Në vijim, Ministrja theksoi se fokusi do të jetë mbështetja e pushtetit vendor dhe shtresave në nevojë, përmes përdorimit social të këtyre aseteve. “Ne do të mbështesim pushtetin vendor, duke ofruar mundësi, hapësira, edhe për strehim social, edhe për qendra sociale e rezidenciale, për shërbime sociale për shtresa në nevojë e sigurisht edhe për fëmijët e të rinjtë. Prandaj zgjodhëm shkollën profesionale këtu në Kamëz, që është një model për nga mënyra se si funksionon në fakt, për ta mirëpajisur me qëllim që ju të vazhdoni të aftësoheni akoma më shumë”, theksoi Koçiu.
Në përfundim, Ministrja e Punëve të Brendshme përcolli një mesazh të qartë kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.
“Unë doja të jepja një mesazh të fortë për të gjithë ata që zgjedhin të merren me aktivitete kriminale e që mendojnë se nëpërmjet tyre do të pasurohen, tashmë nuk mund ta bëjnë këtë”, apeloi ajo.
Përveç humbjes së lirisë, pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme nuk do të gëzohen nga autorët, por do t’i kthehen shoqërisë dhe komunitetit. Duke iu drejtuar nxënësve, Ministrja uroi suksese dhe shprehu kënaqësinë që këto investime po përkthehen në motivim dhe mundësi reale për të rinjtë, duke i inkurajuar ata që në të ardhmen t’i shohim edhe si pjesë të administratës publike.
Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët - Ministri Malaj: Mblidhni faturat për produktet
Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në dëgjesën me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. “Kompensimi i TVSH për të gjithë fermerët. Për......
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - Sigurimi i financimit, nga mbështetja e BE-së, te kredia e BERZH
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas, po kalon disa hallka të reja për sigurimin e financimit të nevojshëm, që parashikohet në rreth 27 mln......
“Rilindja” e uzinave ushtarake - Harta me 9 investime të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
Nga Ish-Uzina e Autotraktorëve te Kombinati Mekanik në Poliçan, nëntë reparte e fabrika do të rivitalizohen për t'u vënë në funksion të industrisë ushtarake......
Durrësi vs Saranda, cili port “sundon” detin shqiptar? Rreth 1.7 milionë pasagjerë udhëtuan përmes rrugëve detare
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë vitit 2025 ka arritur në rreth 1.7 milionë, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Shifrat tregojnë një......
Mesatarisht mbi 31 mijë pasagjerë në ditë udhëtuan me avion/ Rreth 70 mijë fluturime u kryen në total gjatë 2025-ës
Statistikat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e katërt tregojnë se trafiku ajror në Shqipëri ka ruajtur një dinamikë të qëndrueshme, edhe pse me ritëm......
“Kryebashkiakët, të bashkëpunojnë me fermerët” - Kryeministri Rama: Fondet nuk mungojnë. Probleme me tërheqjen e garancisë bankare
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe disa ministra ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Divjakë. Takimi u fokusua......
Reforma e pensioneve “zbret” në Këshillin e Punës - Ibrahimaj: Marrëveshje me vendet e treta për fuqinë punëtore
Këshilli Kombëtar i Punës është mbledhur për herë të parë këtë vit, ku në rendin e ditës janë hedhur për diskutim një sërë çështjesh me rëndësi që prekin të......
Transport urban pa emetime - Nis asistenca për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Politika të bazuara në të dhëna
Komuniteti i Transportit ka nisur zyrtarisht asistencën teknike për platformën e re rajonale “Clean Bus - Plane të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban”, një......


