Shqipëria Postuar më 9 Mars 2026, 17:42

Pastrimi i parave, SPAK: Ja bizneset e përfshira, tansferuesit e parave përfitojnë deri në 10%

Nga SCAN TV

Pastrimi i parave, SPAK: Ja bizneset e përfshira, tansferuesit e parave

Skemat e pastrimit të parave gjithnjë e më shumë po karakterizohen nga diversifikimi i kanaleve të transferimit dhe maskimit të fondeve, duke përfshirë sisteme informale të transferimit të vlerave, përdorimin e kriptovalutave, qarkullimin intensiv të parasë në dorë dhe fragmentimin e transaksioneve. Në raportin vjetor të SPAK thuhet se në disa raste janë konstatuar përdorimet e rrjeteve ndërkombëtare si nyje operacionale në disa shtete.

Sipas hetuesve tipare të përsëritura janë përfshirja dhe përdorimi i subjekteve tregtare formalisht të ligjshme, si mbulesë për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve. Të përfshira janë zyra të këmbimit valutor, shoqëri transfertash parash, agjenci udhëtimi, subjekte ndërtimi dhe tregtare, si dhe struktura financiare jobankare. Këto aktivitete shërbejnë jo vetëm për depozitimin dhe shpërndarjen e shumave, por edhe për krijimin e dokumentacionit fiktiv. Një karakteristikë e veçantë ishte shpërndarja e përfitimeve brenda rrjeteve; personat që realizojnë transferimin dhe transportin e parave zakonisht përfitonin nga 3 deri 10% të shumës së dërguar, me normë mesatare të zakonshme rreth 5–6% të ndara mes koordinatorëve të vendit të origjinës dhe atyre në vendin pritës, ndërsa transportuesit fizikë marrin shpërblim më të ulët, rreth 1–5% ose pagesë fikse për çdo dërgesë.

Sipas SPAK faza përmbyllëse e pastrimit përfshin investime në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë cash dhe aktivitete tregtare me kontroll të brendshëm të dobët, duke synuar integrimin e të ardhurave kriminale në ekonominë formale. Rastet po tregojnë kalimin nga modele sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe shumanshme të pastrimit të parave, të mbështetura nga organizim i sofistikuar, bashkëpunim ndërkombëtar dhe instrumente financiare alternative

Sipas të dhënave të raportit në 2025, SPAK ka regjistruar 32 procedime penale për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat lidhen me çështje komplekse, të karakterizuara nga vlera të mëdha financiare dhe skema të sofistikuara të pastrimit të parave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat