Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2025, 12:27

Pasaporta shqiptare, më shumë e kërkojnë/ Janar–qershor, 400 persona kërkesë për të fituar shtetësinë

Nga Hamit Yzeiraj

Pasaporta shqiptare, më shumë e kërkojnë/

Numri i shqiptarëve që kanë bërë kërkesë për lënie të shtetësisë ka rënë me gati tre herë përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, vetëm 103 shtetas shqiptarë kanë kërkuar të heqin dorë nga pasaporta shqiptare, kundrejt 315 rasteve të regjistruara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

Rënia e këtij treguesi lidhet ngushtë me prirjet e migracionit. Në vitin 2024, flukset migratore ishin më të larta, sidomos për shkak të aplikimeve të përshpejtuara për shtetësi në disa shtete europiane. Në vitin 2025, ky ritëm ka rënë, duke reflektuar automatikisht edhe një ulje të kërkesave për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që dorëzojnë pasaportën shqiptare janë ata që fitojnë shtetësi të tjera, si italiane, gjermane apo franceze, ku në disa raste ligjet nuk lejojnë mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë.

Ndërkohë që më pak shqiptarë po zgjedhin të lënë shtetësinë, një tendencë e kundërt vihet re në kërkesat për fitimin e saj. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, rreth 400 individë kanë paraqitur kërkesë për të rifituar pasaportën shqiptare gjatë janar–qershorit 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo lidhet kryesisht me shqiptarë të lindur jashtë vendit, sidomos fëmijë të emigrantëve, të cilët kërkojnë të marrin shtetësinë e prindërve për arsye identitare, praktike apo për të pasur dy pasaporta. Po ashtu, nuk mungojnë edhe raste nga individë të vendeve fqinje që e shohin shtetësinë shqiptare si një mundësi për punësim, lëvizje më të lirë apo studime.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat