Pas vetëdeklarimit, Tatimet “piketojnë” bizneset me risk për pagat - “Mundësi e dytë deri me 20 nëntor. Më pas, objekt kontrolli”
Tatimet po bëhen gati që të nisin fazën e dytë të operacionit kundër informalitetit në deklarimin e pagave. Faza e parë parashikonte ndërgjegjësimin e bizneseve për të vetëdeklaruar pagat e për këtë qëllim, bizneseve iu dha kohë deri në datën 20 tetor.
Ndërkohë, bizneset që kanë rezultuar si subjekte me risk në fushën e informalitetit të pagave u është dhënë dhe një mundësi e dytë, për të korrigjuar situatën. Ato do të kenë mundësinë që të korrigjojnë të dhënat deri me datën 20 nëntor. Bizneseve që kanë rezultuar pas vetëdeklarimit, si subjekte me risk informaliteti, iu është dërguar një paralajmërim nga tatimet.
“Nga analiza e të dhënave që Administrata Tatimore ka kryer bazuar në vetëdeklarimin që keni bërë në muajin shtator 2024, rezulton se në listëpagesën tuaj ka përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përshtaten me tregun. Për këtë arsye, Administrata Tatimore ju konsideron subjekt me risk në fushën e informalitetit të pagave!
Në datën 1 tetor 2024, Administrata Tatimore ju është drejtuar me një mesazh të personalizuar, në llogarinë tuaj në e-Filing, nëpërmjet të cilit ju inkurajonte të deklaroni me saktësi dhe vërtetësi pagat e punonjësve tuaj brenda 20 tetorit 2024, por ju nuk keni reflektuar pavarësisht njoftimit.
Sa më lart, Administrata Tatimore falë qasjes këshilluese, në zbatim të fushatës ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë ju jep një mundësi të dytë për të deklaruar me saktësi dhe vërtetësi në listëpagesën e radhës, datë 20 nëntor, për të korrigjuar situatën tuaj.
Nëse kjo nuk ndodh edhe pas njoftimit të dytë, ju bëjmë me dije se ju do të jeni objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim” shkruhet në njoftimin që Tatimet u kanë dërguar subjekteve.
Në fund të paralajmërimit të Tatimeve, evidentohet fakti se deklarimi i pavërtetë i këtyre të dhënave përbën shmangie tatimore dhe përbën kundravajtje administrative dhe penale.
Sondazh
Anija italiane me emigrantë niset për në Shqipëri në testin e dytë të marrëveshjes 5-vjecare!
Një anije e marinës italiane që transportonte emigrantë po udhëtonte të mërkurën për në Shqipëri për të përpunuar kërkesat për azil në bazë të marrëveshjes......
Banka Europiane e Investimeve ndan 900 milionë euro për rajonet e goditura nga përmbytjet në Spanjë!
Banka Europiane e Investimeve (EIB) ka njoftuar një paketë ndihme prej 900 milionë eurosh për të ndihmuar përpjekjet e rindërtimit në pjesë të Spanjës të......
Panairi i 30-të ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit/ Denaj: Produkte Made in Albania, shije konkurruese në treg!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh gjatë panairit të 30-të ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit se ky event sjell produkte......
Netflix, nën hetim për mashtrim tatimor - Hetuesit kontrollojnë selitë e kompanisë në Francë dhe Holandë
Hetuesit kontrolluan zyrat e gjigantit amerikan të transmetimit Netflix në Francë dhe Holandë si pjesë e një hetimi paraprak për pastrimin e mashtrimit......
Buxheti 2025, 4.6 miliardë lekë për të moshuarit - Si do bëhet ndarja dhe cila kategori përfiton më shumë?
Një zë i rëndësishëm në Buxhetin e vitit 2025 është dhe mbështetja e të moshuarëve. Këto fonde, kanë për qëllim zbutjen e efekteve ekonomike dhe atyre......
Çfarë ka ndodhur sot në tregu valutor?
Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë gjatë ditës së djeshme ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 90.6 lekë dhe është......
Detyrime të reja për bashkëpronësinë në ndërtesa - Pr/ligji, ndëshkime për ata që nuk respektojnë rregullat e mirëmbajtjes së pallatit
Së shpejti pritet të vendosen rregulla të reja për sa i përket administrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve në bashkëpronësi në ndërtesa si pallate, komplekse......
Bie koalicioni qeverisës në Gjermani - Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave, hap rrugën për zgjedhje
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është shembur, pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave dhe hapi rrugën për një zgjedhje të parakohshme,......