Pas tunelit të Murrizit hapet rruga Maqellarë-Peshkopi - Shkurtohet distanca Dibër - Tiranë, nxitet turizmi dhe lehtësohet qarkullimi
Pas hapjes së tunelit të Murrizit, i cili lidh Dibrën me Tiranën dhe shkurton distancën me 2 orë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e MIE Belinda Balluku, kanë pohuar se muajin e ardhshëm do të hapet ruga Maqellarë-Peshkopi. Punimet në këtë kantier kanë avancuar dhe janë në fazën përmbyllëse. Segmenti rrugor Maqellarë-Peshkopi, është pjesë e Rrugës së Arbërit. Projekti është 8.4 kilometra, rreth 2.4 km më i shkurtër se rruga ekzistuese. Kjo vepër e rëndësishme, pritet nga të gjithë dibranët, por edhe vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë gjatë 2024 dhe do të jetë jo vetëm një rrugë me kushte të përmirësuara që është një kategori C2 e përmirësuar, por nga ana tjetër do të ketë shkurtim të distancës së përshkimit. Nga 11 kilometra që sot lidhet Maqellara me Peshkopinë, do të shkohet me 2.4 kilometra më dhe është trase e re.
Punimet shkurtojnë distancën, por mbi të gjitha kanë eliminuar një pjesë të rrugës që ishte shumë e vështirë dhe me kthesa. Ky investim, do të bëjë që rruga nga dalja e Tiranës deri në Peshkopi të përshkohet për 1 orë, ndërsa do të nxisë fluksin e qarkullimit të vizitorëve dhe turistëve në këtë zonë. Prej ditës së djeshme, qytetarët e verilindjes së Shqipërisë kanë akses të përshkojnë të plotë “Rrugën e Arbrit”, e cila lidh Tiranën me Dibrën.
Këtë të premte, u inaugurua tuneli i Murrizit, me gjatësi 3.8 kilometra, që është dhe vepra më e rëndësishme e projektit. pTuneli kryesor ka dy korsi lëvizje me 3.75 metra si dhe trotuare me gjerësi 1.5 metra. Ai lidhet me tunelin e emergjencës me anë të 11 galerive.
Me hapjen e tunelit të Murrizit për qarkullimin e mjeteve, pas 6 vitesh punimesh, udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, pritet të jetë rreth 2 orë.
Sondazh

“Të hiqen monedhat një dhe dy cent” -Propozimi i Bundesbank Gjermani, thjeshtim i transaksioneve cash
Shumë vende tashmë po reduktojnw përdorimin e monedhave me prerje të vogla. Thjeshtimi i transaksioneve me para në dorë, është propozimi i Bundesbank për......

Serbi, protestë kundër qeverisë - Qytetarët kërkojnë drejtësi për incidentin hekurudhor që shkaktoi 15 viktima
Rrugët e Beogradit janë mbushur me mijëra protestues, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Pakënaqësitë e qytetarëve janë nxitur më shumë......

Rruga e Arbrit, inaugurohet Tuneli i Murrizit-Balluku: I blinduar në hekur. Në prill përfundon edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inauguruar sot Tunelin e Murrizit, veprën e fundit të “Rrugës së Arbrit”. Në ceremoni......

Çmimet e kafesë “fluturojnë” - Shkaktarë janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe kufizimet e eksporteve
Çmimet botërore të kafesë arritën një nivel të lartë shumëvjeçar në vitin 2024, duke u rritur 38.8 për qind nga mesatarja e një viti më parë, kryesisht të......

Dita e Verës nxit tregtinë vendase - Zejtarët: Kjo ditë shërben për të reklamuar produktet tona
Dita e Verës mbush rrugët e Shqipërisë me gëzim, festime dhe aromën e ballokumeve. Kjo festë tradicionale shënon ardhjen e pranverës, duke gjallëruar vendin......

Ulja e çmimit të energjisë, 200 mln lekë kursim - OSHEE: Nga tarifimi me 8.5 lekë/kWh përfituan 1.7 mln abonentë
1.7 mln abonentë kanë përfituar nga ulja e çmimit të energjisë elektrike, teksa vlera e kursyer për faturën e muajit shkurt është 200 mln lekë”. Të dhënat......

Rusia përdor kriptovalutat për tregtinë e naftës - Monedhat digjitale i shërbejnë Kremlinit për të shmangur sanksionet
Rusia po përdor kriptovalutat në tregtinë e saj të naftës me Kinën dhe Indinë për të shmangur sanksionet perëndimore, sipas katër burimeve me njohuri të......

Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim - Rruga e Arbrit/Ulen kostot e udhëtimit, banorët pritshmëri për zhvillimin e agroturizmit
Tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana......