"Pas një muri ka mure të tjera", ekspozita më e re në Galerinë "GOCAT" - Një cikël punimesh të artistit nga Kosova, Naim Spahiu
Më 7 nëntor, Galeria "GOCAT" hapi dyert për ekspozitën "Pas një muri ka mure të tjera", një projekt i artistit nga Kosova, Naim Spahiu, që trajton ndikimin e ngjarjeve të së shkuarës dhe rëndësinë e të shikuarit përpara, drejt së ardhmes. Arti i Spahiut vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të mbetet i prekshëm deri më 30 nëntor.
Veprat e ekspozuara, të cilat janë pjesë e një hulumtimi dyvjeçar, mbështeten mbi materialin e gjetur të mbulesave të karrocerive të kamionëve. Secila vepër përçon një emocion ndryshe, ndonëse të gjitha së bashku trajtojnë lidhjen e njeriut me kohën, si dhe peshën që kanë në jetë ngjarjet si lufta e Kosovës.
Sinkron i Naimit: “Ne vetë si qenie jemi notues. Të jesh i suksesshëm në profesion ose në çfarëdo sfere, duhet të jesh notar i mirë, pa marrë parasysh ballafaqimet jetësore. Çdo individ e shoh si notues në kohë dhe secilin e shoh në drejtimin e tij.”
Artistët e pranishëm në hapje të ekspozitës, vlerësuan krahas artit të Naimit, edhe hapësirën e galerisë “GOCAT”.
Sinkron i Driton Hajredinit: “Ekziston një harmoni e jashtëzakonshme mes hapësirës së galerisë dhe punës së Naimit, për të cilën duhet të them se më ka impresionuar shumë. Vepra është e rëndësishme, nuk ka pikë dyshimi për këtë, por rëndësi ka edhe vendi dhe mënyra se si ekspozohet. Këtu, ideja dhe mesazhi parësor që ka dashur të përçojë Naimi, është ruajtur më së miri.”
Galeria "GOCAT" është një hapësirë falas që vjen nga Fondacioni Mane pa kurrfarë pagese për të gjithë artdashësit dhe artistët. “Pas një muri ka mure të tjera", është ekspozita e tretë që ofrohet falas për publikun në Tiranë.
Sondazh

“Shqipëria, vend nderi në panairin më të madh në botë” - Kumbaro: Zonat e mbrojtura dhe promovimi ndërkombëtar, prioritetet kryesore
Ruajtja e zonave të mbrojtura dhe promovimi ndërkombëtar i Shqipërisë janë dy prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në......

Nafta falas në bujqësi, përfituesit për 3 vitet e ardhshëm - Pagesat në dorë, në 2027 rritet numri me 1 mijë fermerë
Ministria e Bujqësisë parashikon një rritje graduale të numrit të përfituesve nga nafta falas në bujqësi, por pas vitit 2025. Për vitin 2024 dhe 2025,......

“Digjitalizimi në turizëm interes për të huajt” - Duro: Kemi pilotuar 349 agrobiznese për edukim financiar
Dixhitalizimi, transformimi dhe edukimi financiar, fuqizimi i grave sipërmarrëse, start up-et, janë fokusi i ditëve të sotme nga organizatat, grupet e......

Ndërtimi i 2 bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës - Rrugët, Balluku: Projekte të reja që përfshihen në buxhetin e vitit 2025
“Infrastruktura rrugore është prioritet në periudhën afatmesme, teksa për vitin 2025 buxheti është 33.48 mld lekë, 4.1 mld lekë apo 14% më shumë se 2024”.......

Hekurudhë nga Aeroporti, në Vlorë - Balluku: Si do sigurohen trenat e rinj për Tiranë-Durrës-Rinas dhe Vorë-Hani i Hotit
Teksa disa projekte hekurudhore me financim të huaj janë në zbatim, projekte të tjerë do të kërkojnë financim të brendshëm për t’u realizuar, pasi nuk janë......

“Ngrin” inflacioni në Shqipëri/ Por, zarzavatet vijojnë të jenë të "kripura"
Në muajin Tetor të këtij viti inflacioni në vendin tonë regjistrohet në 1.9%, nivel ky i pandryshuar nga norma e një muaji më parë. Ndërkohë, një vit më parë......

Kreu i Fed: Nuk dorëhiqem nëse ma kërkon Trump - Powell thekson se zgjedhjet nuk do të ndikojnë në politikën monetare
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se ai nuk do të tërhiqet nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump kërkon dorëheqjen e tij. Kur u pyet për......

Vepra e një roboti humanoid shitet 1.3 mln USD - Ky është portreti i parë i krijuar nga inteligjenca artificiale, që shitet në ankand
Një pikturë nga një artist robot humanoid i quajtur Ai-Da ka hyrë në histori duke u shitur për 1.32 milionë dollarë në Sotheby's. Kjo është hera e parë që......