Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë Ministrat e Rajonit - Pirdeni: Transparenca, integriteti dhe llogaridhënia faktorë kyç për në BE
Shqipëria mirëpriti për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e hapur në vendet e rajonit, ndanë përvojat dhe prioritetet e tyre në këtë agjendë. Mes të tjerash, Ministrat diskutuan për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale në drejtim të qeverisjes së hapur dhe transparente. Ndërkohë në fjalën e saj, ministrja Pirdeni theksoi se ky takim është një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë për të zbatuar reformat dhe për të përforcuar transparencë dhe llogaridhënien në sektorin publik.
“Është kënaqësi t’ju mirëpresim në Tiranë për Takimin e parë Rajonal të OGP-së për Ballkanin Perëndimor, duke e kthyer kryeqytetin tonë në një qendër dinamike për agjendën e qeverisjes së hapur. Gjatë dy ditëve në vijim, do të fokusohemi në transparencën, përgjegjshmërinë dhe angazhimin qytetar, jo vetëm për të vlerësuar progresin tonë, por për të ndërtuar një rrugë të guximshme përpara. Që nga anëtarësimi në OGP në vitin 2011, Shqipëria ka punuar me intesitet drejt qeverisjes së hapur. Me çdo Plan Kombëtar Veprimi, përfshirë planin tonë të gjashtë aktual, ne kemi vendosur synime ambicioze që na shtyjnë drejt një qeverie që nuk është vetëm transparente në fjalë, por edhe llogaridhënëse në veprime. Ky plan i gjashtë veprimi është pjesë integrale e Udhërrëfyesit tonë më të gjerë për vitin 2030, një vizion që harmonizohet me rrugëtimin tonë të integrimit në BE, duke e drejtuar Shqipërinë drejt një qeverisjeje moderne, digjitale dhe me fokus qytetarin.
Teksa integrimi në BE dhe agjenda për qeverisje të hapur janë shtylla të veçanta, ato janë thellësisht të ndërlidhura.Angazhimet tona për qeverisjen e hapur thellojnë përafrimin tonë me standardet e BE-së, ndërsa aspiratat për anëtarësim në BE ushqejnë rrugëtimin tonë drejt një qeverisjeje vërtet të hapur. Ky angazhim i dyfishtë përforcohet edhe nga prania e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në këtë diskutim, si një partner i çmuar, mbështetja e të cilit forcon përpjekjet tona për të gjeruar praktikat e qeverisjes së hapur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor," tha ministrja Pirdeni.
Takimi bashkoi mbi 60 përfaqësues nga rajoni dhe vendet partnere, përfshirë institucionet qeveritare, shoqëria civile, akademikët dhe sektorin privat. Shqipëria, e cila është anëtare e OGP-së që prej themelimit të iniciativës nga viti 2011, ka zhvilluar dhe zbatuar gjashtë Plane Kombëtare Veprimi, të cilat përfshijnë një numër angazhimesh për rritjen e transparencës, thellimin e luftës kundër korrupsionit, përmirësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe garantimin e shërbimeve publike gjithëpërfshirëse.
Sondazh

Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare,......

Japonia, 65 mld USD për industrinë e çipeve - Investimet synojnë zgjerimin e sektorit të inteligjencës artificiale
Japonia njoftoi një plan prej 65 miliardë dollarësh për të stimuluar industrinë e çipave dhe inteligjencën artificiale. Plani synon të rrisë investimet dhe......

Rreth 3.3 miliardë lekë më shumë për e-qeverisjen/ Në vitin 2025 do të alokohen rreth 12.5 miliardë lekë në total
Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e qeverisjes elektronike. Sipas të dhënave, janë të disponueshme mbi 1,000 shërbime......

Energjia elektrike, ngrihet shoqëria e 6 publike - Funksionet, do menaxhojë skemat mbështetëse për energjinë e diellit, erës dhe ujit
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë kompania e gjshtë publike që do të operojë në sektorin elektroenergjetik. Përveç 3 kompanive që janë pjesë e......

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE- së” - Projektligji: Transparencë e përmirësim standardesh
Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së......

Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem “anti-përmbytje”? - Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët
“Kemi 27 hidrovore, Darzeza mbështetet me Bankën Botërore, megjithatë jo të gjitha hidorvoret janë në nevojën për investime. 4 hidrovoret që ne kemi punuar......

Interesat e ulëta “largojnë” qytetarët nga depozitat - Kursimet e individëve në banka u rritën me një ritëm më të ngadaltë në korrik-shtator
Interesat e depozitave me afat në lekë kanë shënuar ulje në tremujorin e tretë të vitit. Në terma mesatarë, ato rezultuan 2.0%, nga 2.2% që ishin në......

401 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Investimeve - Masa e përfitimit, 50% e vlerës totale të investimit
Janë mbyllur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë aplikuar 401 fermerë. Rreth 75% e......