Shqipëria Postuar më 15 Maj 2025, 12:09

Partneritet strategjik Shqipëri-Britani - Presidenti i Republikës takohet me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar

Nga Ledina Elezi

Partneritet strategjik Shqipëri-Britani - Presidenti i Republikës

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Kreu i Shtetit e vlerësoi vizitën e Kryeministrit Starmer si shumë domethënëse në ndërtimin e një partneriteti strategjik midis dy vendeve.

Presidenti i Republikës e vlerësoi shumë praninë e Kryeministrit anglez në kuadrin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke shprehur bindjen se ky samit do të shërbejë si platformë për të promovuar integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Më parë, Kryeministri Britanik Keir Starmer së bashku me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan një vizitë në Portin e Durrësit. Starmer pa nga afër masat konkrete dhe kontrollet kufitare në Port. Ministri Hoxha u shpreh se së bashku me Britaninë e Madhe kemi ndërtuar histori suksesi në menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Në një raportim të saj, Agjencia e Lajmeve Reuters thekson se Kryeministri Keir Starmer udhëtoi në Shqipëri të enjten, ndërsa Britania rriti përpjekjet e saj për të trajtuar rrjetet kriminale në të gjithë Ballkanin Perëndimor që lehtësojnë migrimin e paligjshëm.

Sipas Reuters, duke humbur terren në sondazhe ndaj Partisë së Reformës kundër Emigracionit të Nigel Farage, Starmer është nën presion për të treguar se mund të kontrollojë si emigracionin e ligjshëm, ashtu edhe atë të paligjshëm.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të njoftojë masat për të ndaluar kthimin e shtetasve shqiptarë në Britani pasi ata janë deportuar dhe të bëjë më shumë për të eliminuar pastrimin e parave mes dy vendeve.

Kryeministri do të njoftojë gjithashtu zgjerimin e një grupi të përbashkët pune për migracionin për të shtuar Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Grupi tashmë përfshin Shqipërinë dhe Kosovën. Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh që shkonte në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm, pjesërisht për shkak të një marrëveshje deportimi të rënë dakord nga qeveria e mëparshme konservatore.

Partneritet strategjik Shqipëri-Britani - Presidenti i Republikës

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat