Partia Socialiste prezanton ndryshimet ligjore që frenojnë GJKKO të pezullojë ministrat

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka prezantuar ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese.
Gjatë mbledhjes nën drejtimin e kryeministrit, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se ky draft nuk cënon gjyqësorin dhe se nuk ka lidhje me rastin Balluku. Për këtë rast, kryeministri u shpreh se “do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrjen në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv.”
“Fryma e Kushtetutës dhe orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, praktikat e të gjitha vendeve që ne u ngjajmë nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet, funksion për funksion, në mënyrë që të mos ketë më mundësi interpretohet. Kjo është arsyeja përse ne e bëjmë këtë ndryshim. Kush e lidh me rastin konkret bën gabim, rasti konkret ka rrugën e vetë, nuk ka lidhje me pezullimin. Por pezullimi është i papranueshëm, dhe për këtë arsye ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrje në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse. Ashtu sikundër askush s’duhet ta mendojë se kjo masë, apo të tjera masa në vijim, kanë të bëjnë me lëkundjen tonë për të mbështetur pa rezervë pavarësinë e drejtësisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli për rastin Balluku, për të cilin Kushtetuesja nuk arriti shumicën dhe kërkesa e tij u rrëzua duke lënë kështu në fuqi pezullimin nga detyra.
“Mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që si dhanë drejtim, bazuar në frymën e kushtetutës dhe në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë europën, por në të gjithë planetin. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit, nëse në frymën e kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë. Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezull nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet që është në proces hetimi. Pezullimi cenon funksionin. Të gjithë ato funksione që solli Manja si pjesë e grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri s’ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues si vullnetit kushtetues”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse.
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......
Priten shkurtime të vendeve të punës në Britani - Për shkak të nisjes së reformave në tregun e punës
Më shumë se një në tre punëdhënës në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të shkurtojnë punësimin e stafit të përhershëm për shkak të kostove të futura nga......
BQE hap linjën e “shpëtimit” të euros - Në përpjekje për të rritur rolin global
Banka Qendrore Evropiane po hap linjën e saj të shpëtimit të euros për pothuajse të gjitha vendet për të rritur rolin global të monedhës së vetme mes......
''Pezullim ministri, nesër depozitojmë në Kuvend, propozimet për ndryshimet ligjore''/ Rama: Drejtësi e pavarur, por pavarësia e gjyqësorit mbaron aty ku fillon pavarësia e legjislativit dhe ekzekutivit
Kryeministri Edi Rama në Podkastin “Flasim”, ka folur mbi çështjen 'Balluku' duke sqaruar konkluzionet nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të......
“Korridor sigurie për forcat e NATO-s”/ Rama: Korridori VIII, pjesë e rrjetit europian TENT
Korridori VIII, me pikënisje në kompleksin portual Durrës-Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën......
1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune/ Eurostat: Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re. Të dhënat më të fundit të......
AMA në konferencën globale të UNESCO-s/ Deklarata e Pretorias, angazhime të reja për transparencë
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, mori pjesë në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026, të organizuar......
Konferenca e Mynihut, apel për reformim të rendit global/ Rubio: SHBA dhe Evropa janë bashkë
Në një moment kur aleanca transatlantike po përballet me pasiguri dhe debate mbi të ardhmen e saj, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se......


