Shqipëria Postuar më 12 Prill 2025, 13:06

Partia Socialiste çel fushatën, Balluku: Ky është mandati i shqiptarëve, në Fier synojmë 11 mandate

Nga Fabjona Pasho

Partia Socialiste çel fushatën, Balluku: Ky është mandati

Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, në çeljen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin Skënderbej u shpreh se ky mandat i katërt është i shqiptarëve për ta cuar vendin përpara. Balluku tha se objektivi i socialistëve në Fier është të shkojë përtej 10 mandateve.

“Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu që bën një këngë popullore që njeh gjithë Fierin, më pas si të gjithë shqiptarët që kishin një ëndërr largohen nga vendi për të bërë jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS ashtu siç do votojë gjithë Shqipëria, Fier dhe çdo shqiptar.

Nuk ka me bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë për ta çuar këtë vend përpara siç vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve për ta ëuar Shqipërinë njëherë e mirë në Evropë për ta bërë vendin pjesë të BE. Shqiptarët që janë më europianë se kushdo tjetër dhe tashmë është koha që t’i bashkohen asaj tryeze. Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar. Ndërkohë priten, 11 mandate nga ne. Nëse ne jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal", tha Balluku në fjalën e saj. 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat