Shqipëria Postuar më 13 Prill 2025, 19:29

Partia Mundësia çel fushatën elektorale - “Taksë e sheshtë 8%”, Shehaj: Prioritet biznesi, rritje pensionesh 10% çdo vit

Nga SCAN TV

Partia Mundësia çel fushatën elektorale - “Taksë e

Pasditen e kësaj të diele, Partia Mundësia, çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i kësaj partie Agron Shehaj, theksoi se burimi kryesor I problemeve që shqiptarët hasin çdo ditë, është korrupsioni. Shehaj shpalosi programin ekonomik të partisë që ai drejton ndërsa fokusi ishte vendosja e taksës së sheshtë 8% për bizneset, eleminim të kontrolleve të tepërta të bizneseve të reja në 3 vitet e para dhe se prioritet dhe lufta ndaj korrupsionit. Shehaj gjithashtu premtoi se do të ketë një rritje pensionesh prej 10% çdo vit. 

“Qëllimi kryesor i programit tonë është rritja ekonomike. Dështimi I qeverive në 34 vitet e fundit është mungesa e rritjes ekonomike. Ne kemi një plan konkret për të transformuar këtë vend. Ndryshimi fillon me përgjysmimin e taksave. Do vendosim taksë të sheshtë prej 8%. Administrata publike është e mbingarkuar. Partia mundësia do të kursejë mbi 1 miliard euro në vit duke reduktuar administratën dhe reduktuar shpenzimet e panevojshme. Këto fonde do të mundësojnë uljen e taksave. Shqipëria do të adoptojë euron si monedhë kombëtare. Një tjerër hap I rëndësishëm do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit. Do të përdorim AI për ta automatizuar procedurat administrative për të ulur korrupsionin. Mbështetja jonë për SPAK do të jetë absolute. Një nga prioritetet tona kryesore është përmirësimi radikal I klimës së biznesit. Ne do të eleminojmë kontrollet e tepërta shtetërore për bizneset e reja për 3 vitet e para.”, theksoi Shehaj.

Pjesë nga fjala e mbajtur: 

Shqipëria sot përballet me shumë probleme, por burimi kryesor është korrupsioni. Ai nuk është vetëm fenomen, por mënyra se si qeveriset vendi. Ky sistem nis nga maja e shtetit dhe zbret në çdo hallkë të administratës, duke pasuruar zyrtarët dhe varfëruar qytetarët. Pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë minimale, ndërsa tenderat dhe lejet e ndërtimit blihet e shiten. Ligji është kthyer në instrument shantazhi. Drejtësia sulmohet vazhdimisht nga politikanë të korruptuar. Në 12 vjet kemi humbur 1 milion njerëz. Familjet po copëtohen dhe të rinjtë largohen sepse nuk kanë as shpresë e as mundësi.

Ekonomia kontrollohet nga një pakicë e lidhur me pushtetin. Konkurrenca nuk ekziston, monopolet dominojnë dhe çmimet janë më të larta se në Europë. Rrogat mezi mjaftojnë për mbijetesë. Administrata është e mbushur me njerëz që punësohen nga lidhjet personale dhe korruptivet. Sipërmarrja e ndershme përballet me barriera dhe gjoba. Spitalet private që mbështeten nga qeveria lulëzojnë, ndërsa ato publike shkatërrohen. Arsimi nuk përgatit të rinjtë për punësim, por për emigrim. Në pushtet janë ende njerëzit e tranzicionit të viteve ‘90. Kurre nuk kane sjell ndryshim, vetëm rotacion. Nuk kanë asnje vizion për të ardhmen. Por tani, shqiptarët kanë një alternativë të vërtetë: Partinë Mundësia. Ne jemi ndryshe. Krejtësisht ndryshe.

Ne besojmë në një shtet të vogël, që i lë qytetarët të lirë të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Ne duam një Shqipëri ku qytetarët nuk e ndiejnë shtetin si barrë, por si garantues të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarin është një shtet që i jep mundësi çdo individi të lulëzojë. Ne besojmë se mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik vijnë nga liria dhe përgjegjësia individuale. Një shqiptar i lumtur është një shqiptar i pasur dhe i lirë të realizojë potencialin e tij. Ne besojmë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të krijuar kushtet për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri. Drejtësia është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë dhe të drejtë. Ne besojme qe rritja ekonomike eshte celsi i zgjidhjes se problemeve te shqiptareve.

Pa rritjen ekonomike nuk mund te kete nje arsim me te mire, nje shendetesi me cilesore, infrastrukture moderne. Pa rritje ekonomike nuk mund te kete nje jete me te mire. Ne jemi te vetmit qe besojme se ekonomia nuk rritet fale shtetit. Ne jemi te bindur se shteti ka qene pengesa me e madhe e rrijtes ekonomike te Shqiperise ne keto 34 vite. Ne nuk premtojne mrekullira. Sepse mrekullite i bejne njerezit, nuk i bejne qeverite. Njerezit do te rrisin rrogat. Ata do te rrisin ekonomine. Ata do te rrisin bizneset e tyre. Ata do te shtojne vendet e punes, jo shteti."

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video