Shqipëria Postuar më 29 Janar 2025, 14:24

Parku i madh teknologjik Durana, drejt ngritjes - Miratohet plani i zhvillimit, regjim fiskal dhe doganor i lehtësuar

Nga Ola Mitre

Parku i madh teknologjik Durana, drejt ngritjes - Miratohet plani i zhvillimit,

Qeveria ka miratuar Planin e Zhvillimit të Detajur, që i hap rrugë krijimit dhe funksionimit të Durana Tech Park, si i pari park teknologjik në Shqipëri”. Gjithçka u bë me dije nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Synojmë ta pozicionojmë si një qendër të fuqishme të zhvillimit ekonomik dhe inovativ, i cili natyrisht do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik për vendin. Qëllimi i Durana Tech Park është që të krijojë një mjedis të veçantë ekonomik dhe teknologjik, që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara. Fokusi i tij është të nxisë investimet vendase dhe të huaja dhe të krijojë një territor me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar”, tha Gonxhja.   

Ndërkaq, edhe kryeministri Edi Rama, e cilësoi ngritjen e këtij parku teknoligjik, si një hapësirë që do të mundësojë tërheqjen e shumë kompanive dhe start-up-eve.

“Durana Tech Park” do të pozicionohet në Xhafzotaj të Durrësit dhe sipas informacioneve të bëra me dije më herët llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në këtë park janë dizenjimi dhe testimi i software.

Këtu përfshihet, por nuk kufizohet analiza e kërkesave të sistemeve softëare, projektimi i arkitekturës dhe dizenjim i detajuar i këtyre sistemeve; programi i sistemeve software, kodimi, instalimi, projektimi dhe zhvillimi i sistemeve të komunikimit, i sistemeve të sigurisë, zhvillimi i sistemeve të migracionit, etj. Gjithashtu, parashikohet analiza e sistemeve të përpunimit dhe analiza e sasive të mëdha të të dhënave, të quajtura si Big Data.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat