“Parku i Besimit”, 12 studio në garën finale - Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi
Në Petrelë u zhvillua finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit, një projekt unik që synon të ndërtojë një hapësirë publike kushtuar harmonisë ndërfetare, përmes natyrës dhe simbolikës shpirtërore.
Dymbëdhjetë ekipe finaliste të përzgjedhura nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan konceptet e tyre për këtë park inovativ.
Kryeministri Edi Rama tha se ky park nuk është një simbol i fesë, por një rilidhje me rrënjët.
“Ky është shumë më tepër sesa ndryshimi i një hapësire, besoj që është një transformim kuptimplotë dhe nuk ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por me marrjen e saj, me shërbimin e saj, duam të mbjellim pemë, duam të mbjellim shpresë e vazhdimësi.
Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, krejt tjetër është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, vetëm ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve të ullirit në erë dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte vetëm thjesht një sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”
Kreu I qeverisë, e konsideroi trashëgiminë kulturore dhe bashkëjetesën fetare në vend si një pasuri të rrallë.
“Dhe ne shqiptarët, me që ra fjala nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, sepse prej kohësh kemi lindur në të, jemi rritur prej saj. Qytetet tona janë rritur me xhami, kisha, teqe e manastire krah për krah. Ajo çfarë ka ndodhur me të gjithë ato në atë periudhë të errët, ku me dinamit u kërkua që feja të çrrënjosej nga kjo tokë kishte dhe një mësim shumë më i madh i arsyes përse kemi nevojë për tolerancën. Dhe sigurisht, siç e thashë, trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë, me urti deri në pikën ku me të drejtë Papa Françesku e pagëzoi si vëllazëri fetare. Urtia e të jetuarit së bashku që fitohet, e po kështu është edhe inerci”.
Sipërfaqja ku do ndërtohet "Parku i Besimit" është 210 mijë metër katror. Projekti do të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.
Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist

Francë, Lecornu rikthehet në krye të qeverisë - Presidenti Macron e riemëron kryeministër, mes kritikave të ashpra
Presidenti francez Emmanuel Macron riemëroi Sebastien Lecornu si kryeministër, vetëm pak ditë pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen. Ky vendim zemëroi......

Trump kërcënon Kinën me tarifa 100% - Masa vjen pasi Pekini kufizoi eksportet e metaleve të rralla
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve kineze duke filluar nga 1 nëntori, ose edhe më......

Shqiptarët, 1 milion transaksione me home banking - BSH: Rekord i ri, po kryhen më shumë veprime bankare në mënyrë digjitale
Nga paraja fizike tek ajo digjitale, shqiptarët po zgjedhin të kryejnë më shumë veprime bankare përmes telefonit. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e......

Investimet në Berat, 33 euro për banor - Bashkia rrit të ardhurat, potencial nga turizmi
Bashkia Berat ka regjistruar një trend në rritje të të ardhurave përgjatë vitit që lamë pas. Si një njësi në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore për......

Gjermania nis hetim ndaj Temu - Gjiganti tregtar kinez dyshohet për manipulim çmimesh
Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike Temu. Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që......

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese të inspektuara dhe 543 masa për shkelje
Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e......

Shqipëri-BERZH, memorandum për depozitimin e energjisë, Balluku: Forcojmë sektorin energjetik
Shqipëria nënshkruan memorandum për depozitimin e energjisë me BERZH. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendës kryeministrja,......

Investim 25 miliardë dollarë në Argjentinë, OpenAI projekt me Sur Energy për qendër të dhënash
OpenAI dhe Sur Energy kanë nënshkruar një letër qëllimi për një projekt të qendrës së të dhënave në Argjentinë që kërkon një investim deri në 25 miliardë......