Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2025, 18:48

Parku fotovoltaik solar i KESH-it në Belsh, marrëveshja e garancisë kalon në Kuvend

Nga SCAN TV

Parku fotovoltaik solar i KESH-it në Belsh, marrëveshja e

Ministri I Financave Petrit Malaj, u ka kërkuar deputetëve në Kuvend miratimin e marrëveshjes së garancisë me BERZH për ndërtimin e një parku fotovoltaik solar nga KESH-i në zonën e Belshit.

Në fjalën e tij në Kuvend zoti Malaj tha:   

Një tjetër projektligj që sjellim për ratifikim përpara jush ka të bëj me miratimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, lidhur me Marrëveshjen e Huasë mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për financimin e Projektit Fotovoltaik Solar. Ky projekt do të financohet nga një hua në vlerën prej 30 milionë euro nga BERZH dhe nga një grant prej 9.58 milionë euro, i siguruar nga Instrumenti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), duke ulur kështu ndjeshëm koston e projektit dhe duke përmirësuar më tej qëndrueshmërinë financiare të investimit.

Ndërtimi i një impianti fotovoltaik me kapacitet 50 MWp në zonën e Belshit, si një nga rajonet me potencialin më të lartë diellor në Shqipëri, përfaqëson një hap strategjik, jo vetëm drejt modernizimit, por edhe rritjes së kapaciteteve të prodhimit bazuar në energjinë e pastër.

Duke qenë se do të shtrihet rreth 8 kilometra nga nënstacioni i Kajanit, do të shfrytëzojë potencialin e lartë të rrezatimit diellor që vendi ynë ka gjatë gjithë vitit. Mbështetja e BERZH-it dhe grantit WBIF e bën këtë projekt më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe në përputhje me objektivat tona kombëtare. Me ndërtimin e këtij impianti do të sigurohet rreth 1% e prodhimit vjetor të energjisë, ose rreth 2% e konsumit të energjisë në tregun e rregulluar. Këto shifra mundësojnë rritjen e sigurisë së furnizimit, uljen e varësisë nga importi dhe rritjen e kapacitetet menaxheriale të rezervës hidrike të kaskadës së Drinit.  Në përfundim të fjalës sime më lejoni të theksoj edhe një herë se zbatimi i këtij projekti sjell përfitime thelbësore, pasi rrit sigurinë energjetike, nxit zhvillimin ekonomik, ndikon në rritjen e punësimit dhe  kontribuon në mbrojtjen e mjedisit, përmes energjisë së pastër.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat