Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2025, 10:28

Parku diellor në Spitallë nis licencimin/ Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021

Nga Ola Mitre

Parku diellor në Spitallë nis licencimin/ Kapaciteti 100 MW, kompania

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën e licencimit të shoqërisë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik 100 MË, në Spitallë të Durrësit.

Spitalla Solar është degë e shoqërisë “Voltalia Management International B.V” dhe u shpall fituese në mars të vitit 2021, pas një ankandi të zhvilluar ku morën pjesë 5 kompani. Çmimi i ofertuar për blerjen e energjisë ishte 29.89 euro/MW, i konsideruar në atë kohë si tejet i favorshëm. Ky është çmimi me të cilin shteti shqiptar garanton blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare për 70 MW, ndërkohë që 30 MW të tjerë do të mund të tregotohen nga kompania në treg të lirë.

Kompania Voltalia ka ndërtuar edhe parkun fotovoltaik në Karavasta, me një fuqi të instaluar 140 MW, që tashmë ka hyrë në prodhim. 

Ndërkaq, Parku i Spitallës do të jetë i dyti më i madh në rang vendi, që ka avancuar me procedurat e licencimit.

Hyrja në prodhim e kësaj vepre energjetike do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, për shkak të varësisë që vendi ynë ka nga uji. Aktualisht, vetëm 6% e energjisë totale në vend gjenerohet nga dielli, ndërsa pjesa tjetër prodhoeht nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dhe HEC-et private e koncesionare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat