Parku diellor i Spitallës, në operim brenda 2027-ës/ Centrali i dytë më i madh në vend, ERE i vendos kusht në licencën e prodhimit

Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë, duke e lidhur kështu licencimin me ecurinë e këtij projekti, që konsiderohet si një prej investimeve më të rëndësishme energjetike të viteve të fundit.
Po ashtu, sipas vendimit të ERE, “Spitalla Solar” përpara fazës së prodhimit duhet të dorëzojë marrëveshjen e nënshkruar me Operatorin e Sistemit të Transmetimit, që përcakton pikën e lidhjes së parkut me rrjetin.
Parku fotovoltaik i Spitallës u shpall fitues në ankandin e vitit 2021 si një projekt 100 MW, ndërsa në fazën e licencimit ERE ka miratuar kapacitetin e instaluar prej 90 MW. Çmimi i ofertuar prej 29.89 euro/mWh u konsiderua tejet i favorshëm, me 70 MW që do blihen nga shteti për 15 vjet dhe 30 MW që do të tregtohen në treg të lirë. Në këto kushte, kapaciteti i reduktuar në 90 MW duket se do të sjellë ndryshime në ndarjen mes sasisë së energjisë që blihet nga shteti dhe asaj që kompania do të tregtojë në treg të lirë.
Hyrja në prodhim e kësaj vepre energjetike do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, për shkak të varësisë që vendi ynë ka nga uji. Aktualisht, vetëm 6% e energjisë totale në vend gjenerohet nga dielli, ndërsa pjesa tjetër prodhohet nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dhe HEC-et private e koncesionare.
Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat......
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......
Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në......
Në cilin vend të BE u rritën më shumë çmimet? - Vitin e kaluar kryesoi Rumania me 6,7%. Franca, tregu më i qëndrueshëm
Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Bashkimin Evropian shënuan një rritje mesatare prej 2.8%, megjithatë, pamja e përgjithshme fsheh divergjenca të forta......
Ushqimet “Made in Albania” në tregjet e huaja/ Rënie e fortë te mishi dhe zarzavatet, por rritje dyshifrore te përpunimi ushqimor
Eksportet e ushqimeve në janar 2026 kontribuan me 0.3 pikë përqindje në rënien totale prej 4.5% të eksporteve. Analiza sipas kapitujve tregon se goditja më e......
Transfertat e Shqipërisë në euro, sot 95% më lirë! - Para SEPA, kostot e pagesave ndërkufitare ishin deri 17 herë më të larta se BE
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA ka sjellë një transformim të ndjeshëm në kostot e transfertave ndërkufitare në euro, duke i afruar ato me standardet e......
Sot, takimi inaugurues i Bordit të Paqes - Kryeministri Rama, në SHBA për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë sot takimin e parë të themelimit të Bordit të Paqes. Delegacione nga 47 vende plus Bashkimi Evropian......
Depozitat e energjisë, KESH bashkëpunim me francezët - Në fokus, zhvillimi i kapaciteteve të ruajtjes. Integrim në infrastrukturën ekzistuese
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Électricité de France dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim për......


