Park Ligatinor, investime në Liqenin e Shkodrës - Lidhet kontrata, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në veri
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731 mijë euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, me qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun verior.
Punimet do të kryhen nga kompania SMO UNION, teksa tenderi u hap të qershor të vitit të kaluar dhe autoriteti kontraktor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sipas BERZH, zona ku do shtrihet projekti është shumë pak e populluar, teksa pjesa natyrore zë përqindjen më të madhe. Parku Ligatinor do ofrojë funksione rekreative për qytetarët si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive.
Po ashtu, sipas bankës, ky park ka rëndësi të madhe strategjike për Shkodrën sepse është një projekt pionier i përshtatur nga pikëpamja klimatike, që do të rregullojë përmbytjet në atë zonë.
Ndërhyrjet që do të kryhen janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.
Sondazh

Sa janë detyrimet e bankave ndaj borxhit të jashtëm? - BSH: Rreth 46% zotërohet nga qeveria. Ato në obligacione pësuan rënie
Rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të......

“Real estate” kryeson investimet e huaja/ Por, transporti dhe akomodimi shënojnë rritjen më të lartë vjetore
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kanë marrë vendin e......

Trump vendos tarifa 25% për importet e makinave në SHBA!
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do të vendoste tarifa 25% në importet e makinave, një veprim që udhëheqësi amerikan pretendon se do të......

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro. Hyn në fuqi në janar 2026!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë pyetje/përgjigjeve me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në platformat sociale, njoftoi se paga minimale do të rritet......

Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart!
Kryeministri vendit Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij “Sy m’Sy”, se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart. Ai u shpreh......

Rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.5 lekë në raport me një ditë......

“Gatishmëria 2030”, planet e Evropës për riarmatimin - Sektori i mbrojtjes i Evropës ofron rreth 600,000 vende pune
Bashkimi Evropian është angazhuar për të forcuar kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Propozimi i Komisionit Evropian, i emërtuar fillimisht “Riarmatosja e......

Begaj me Guvernatorin austriak: Mundësi bashkëpunimi në ekonomi, hoteleri e turizëm
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer, në kryeqytetin Linz, një nga......