“Park eolik në Tropojë, nga më të mëdhenjtë në Evropë”/ Balluku: Investim amerikan. Në 10 vite, 1000 km rrugë, 30 km tunele e më shumë 21 km ura
Një nga parqet më të mëdhenj eolikë në Evropë synohet të ndërtohet në Tropojë. Nga Konferenca e Ambasadorëve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se projekti është i avancuar, pasi aktualisht është në fazën e marrjes së autorizimeve përkatëse.
“Vendi ynë e ka bazuar prodhimin e energjisë vetëm në burime hidro. Në këto 6 vite kemi arritur të ngrejmë 30% kapacitet prodhuese të vendit, bazuar në një burim të ri energjetik, siç është dielli. Në muajt në vijim po përgatitemi për një nga projektet më të mëdha në Evropë të prodhimit energjetik eolik, për parkun e erës të vendosur në zonën e Tropojës, që ka nisur të gjitha procedurat e autorizimeve, e financuar nga një nga kompanitë më të mëdha amerikane e që do t’i shtojë kurorës tonë energjetike një tjetër komponent të gjelbër”, - tha Balluku.
Ministrja foli edhe për investimet infrastrukturore në rrugë, hekurudha dhe porte, që sipas saj janë projekte që do ndikojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.
“Projektet e mëdha nuk do kontribuojnë vetëm në ekonominë shqiptare, por rajonale, që kontribuojnë në ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor. Kemi investuar shumë në vitet e fundit në infrastrukturën rrugore, si një nga infrastrukturat parësore dhe të preferuara nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga vizitorët e huaj. Në këto 10 vite kemi ndërtuar mbi 1000 km rrugë, mmi 30 km tunele e më shumë 21 km ura, për të ndërlidhur veriun me jugun, lindjen me perëndimit, për të ndërlidhur Shqipërinë me vendet e tjera e për të shkurtuar kohën e udhëtimit maksimalisht”, - tha ajo.
Sipas Ballukut, ambasadorët sot kanë mundësinë për të promovuar Shqipërinë e energjisë së gjelbër, e interkonektivitetit dhe kulinarisë.

Sa kushton një GB internet në Shqipëri? Paguajmë më shumë se fqinjët, por i përballueshëm globalisht
Interneti është pjesë e pandarë e jetës së përditshme për shumë përdorues, duke u bërë i nevojshëm për funksione sociale dhe personale. Por si çdo gjë......

"Një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës” - Zv/kryeministrja Balluku: Do të vendoset në Tropojë, financohet nga kompani amerikane
Zhvillohet dita e dytë e konferencës së ambasadorëve, me temë “Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe”. Gjatë fjalës së saj......

Sa metër katror pyll kemi për çdo shqiptar? Thesari i gjelbër përfaqësonte rreth 60% të territorit në vitin 2024
Në vitin 2024, fondi pyjor dhe kullosor i vendit shtrihej në mbi 1.7 milionë hektarë, që përfaqësojnë 60% të territorit. Nga kjo sipërfaqe, rreth dy të......

Shkencëtarët krijojnë “super ushqim” për bletët - Suplementi i ri përmirëson ndjeshëm riprodhimin në koloni
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të projektuar posaçërisht për bletët që mund të ndihmojë në......

Tarifat e reja për shërbimet e Trashëgimisë Kulturore - Miratohet udhëzimi, pagesa deri në 500 mijë lekë
Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave që përcakton tarifat për shërbimet që ofrohen nga......

Rriten aplikimet online për pasaportë shqiptare - 9.2% në shumë në vitin 2025 nëpërmjet e-Albania
Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mundësohet online përmes e-Albania edhe për shqiptarët rezidentë jashtë kufijve. Sipas shifrave të publikuara......

Kriza politike kërcënon Francën - Cilët janë hapat e radhës që mund të ndjekë Presidenti Macron?
Franca u përfshi sërish nga trazirat politike, pasi qeveria e kryeministrit François Bayrou humbi votëbesimin vendimtar në parlament, duke detyruar presidentin......

Grant për Energji të Pastër në Kosovë - Luksemburgu financon 1 mln euro. Nënshkruhet marrëveshja
Qeveria e Luksemburgut do të financojë 1 milionë euro grant për energjinë e pastër në Kosovë. Marrëveshja e nënshkruar një ditë më parë është pjesë e......