Parashikimi, priten reshje të shumta në basenin e Drinit, KESH monitorim në kohë reale

Parashikimet hidrometeorologjike tregojnë për një situatë të përkeqësuar atmosferike në basenin e lumit Drin gjatë datave 17 - 23 nëntor, me reshje intensive që pritet të arrijnë kulmin në datat 18 -19 dhe 22 nëntor. Zonat më të prekura do të jenë Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sasitë e reshjeve pritet të arrijnë deri në 150–200 mm në Fierzë, ndërsa në Koman dhe Vau i Dejës parashikohet një maksimum deri në 300 mm.
Po ashtu, sipas MIE "Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është duke monitoruar situatën në kohë reale, ndërsa operimi i kaskadës së Drinit po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të përcaktuara nga rregulloret në fuqi".
Ndërkaq, ministria apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët që jetojnë në zonat përreth, për shkak të rrezikut të shtuar që sjellin reshjet me intensitet të lartë gjatë kësaj periudhe.
NJOFIM PËR MEDIA
Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
????Reshjet e pritshme arrijnë deri në:
• Fierzë: 150–200 mm
• Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm
????KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda
kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.
ERE, strategji për kursimin e energjisë/ Masa, pas kërkesave të Kuvendit për adresimin e çështjeve me interes për konsumatorët
Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë një “Strategji për ndërgjegjësimin mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative, 2025–2030”.......
Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm buxhetin dhe e rishpërndajmë tek ata që kanë nevojë
Të moshuarit në Kosovë kanë përfituar që nga dita e djeshme pensionet bazike me rritje nga 120 në 150 euro. Kryeministri i vendit, Albin Kurti që më parë......
Në kredi në euro apo lekë, ku paguan më pak interes? Raporti i BSH: Huamarrja u bë më e lirë në tremujorin e tretë të vitit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit, bankat në Shqipëri kanë ulur interesat për shumë lloje kredish në lekë. Kjo do të thotë se marrja e një kredie është bërë......
Ministri i Bujqësisë inspekton Kallasën/ Salla: Dy kaskada mbrojtëse për 850 ha tokë bujqësore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, inspektoi sot punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më......
Fondi për digat, 132.5 mln lekë/ Rehabilitim për të parandaluar fatkeqësi natyrore, thirrja për projekte hapet brenda nëntorit
Rreth 132.5 mln lekë është buxheti i planifikuar për vitin 2026 për rehabilitimin e digave në të gjithë vendin. Fondi është pjesë e programit “Emergjencat......
Buxheti 2026, Rama pensionistëve: Mos u shqetësoni, bonusi i fundvitit nuk do ju mungojë!
Buxheti i Vitit 2026 ka përparësinë kryesore pensionistët. Këtë e deklaroi kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e njësisë bashkiake numër 3 në......
Rreth 188 mijë vizita biznesi në 9 muaj/ Shqipëria rrit interesin profesional, ndërsa vizitat për arsye shëndetësore bien
Shqipëria po lakohet gjithnjë e më shumë në media si një destinacion që ia vlen të vizitohet, falë rritjes së ndjeshme të turizmit dhe imazhit pozitiv që......
Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë
Të vetëpunsuarve në Shqipëri, të ardhurat e të cilëve sigurohen nga më pak se 3 klientë, do tu ofrohet mundësia e deklarimit para drejtorisë tatimore......





