Paraja që nuk hyn në banka - 481 miliardë lekë në qarkullim jashtë sistemit. Çfarë po e mban “gjallë” cash-in?

Paraja që qarkullon jashtë bankave vijon të rritet, duke pasqyruar përdorimin ende të lartë të cash-it në ekonomi. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në janar 2026 paraja jashtë korporatave depozituese arriti në rreth 481 miliardë lekë.
Krahasuar me dhjetorin 2025, kur ky tregues ishte rreth 483 miliardë lekë, vërehet një ulje e lehtë mujore prej rreth 2 miliardë lekësh. Një zhvillim i tillë është relativisht i zakonshëm në fillim të vitit, pasi një pjesë e parasë që qarkullon gjatë periudhës së festave rikthehet në sistemin bankar.
Megjithatë, në krahasim me janarin e vitit 2025, kur paraja jashtë bankave ishte rreth 422 miliardë lekë, niveli aktual rezulton rreth 59 miliardë lekë më i lartë, ose një rritje e ndjeshme në terma vjetorë.
Rritja e parasë në qarkullim jashtë bankave zakonisht lidhet me zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e konsumit, por njëkohësisht pasqyron edhe preferencën e vazhdueshme të individëve dhe bizneseve për të përdorur para fizike, pavarësisht zgjerimit gradual të pagesave elektronike dhe shërbimeve bankare digjitale në vend.
Kultura e pagesave me para në dorë, normat jo shumë tërheqëse të interesit për depozitat, mungesa e terminaleve POS në shumë pika shitjeje për shkak të komisioneve të larta bankare, si edhe niveli i lartë i informalitetit, janë disa nga faktorët kryesorë që nxisin mbajtjen e parasë jashtë bankave. Në këtë panoramë përfshihet edhe paraja nga burime të paligjshme, e cila zakonisht qarkullon jashtë kanaleve formale.
Edhe besimi i ulët në sistemin bankar, niveli i dobët i edukimit financiar, preferenca për likuiditet të menjëhershëm dhe rezistenca ndaj pagesave elektronike janë faktorë ndikues.
Për të frenuar këtë tendencë, qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërmarrë masa për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike, përfshirë uljen e komisioneve bankare, promovimin e edukimit financiar, vendosjen e kufijve për pagesat cash mes individëve dhe bizneseve, si dhe masa për reduktimin e informalitetit. Autoritetet presin që këto politika të ulin gradualisht varësinë nga paraja fizike në vitet në vijim, megjithëse të dhënat tregojnë se rruga drejt një ekonomie më pak cash mbetet ende e gjatë.
Mbi 6 mijë të rinj "braktisën" punën! Emigracioni rrit punësimin në letër, por bie numri absolut
Numri i të rinjve të punësuar në Shqipëri ka shënuar rënie në fund të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë, edhe pse treguesit relativë të punësimit......
Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3% në fund të 2025/ Gratë dhe të rinjtë vijojnë të kenë nivelet më të larta
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç u rregjistua në 75.9%. Nga ana tjetër shkalla e......
Euro “dominon” bankat shqiptare - Paketa e deeurozimit, pak efekt në nxitjen e monedhës vendase
Bankat vijojnë të kenë një prani të madhe të valutave të huaja, kryesisht euros, në kreditë dhe depozitat e tyre. Sipas raportit më të fundit të Bankës së......
Financa dhe IT me pagat më të larta në Shqipëri/ Rroga mesatare në vend arrin në 87 mijë lekë në fund të vitit 2025
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 87 mijë lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo përfaqëson......
Burimet ujore, ndryshon menaxhimi - SIGMA kërkoi shkëputjen nga Kryeministria, Agjencia kalon te Mjedisi
Menaxhimi i burimeve ujore nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, pas rekomandimeve në raportin e SIGMA që kërkonin forcimin e qendrës së qeverisjes......
Ku do të rriten më shumë çmimet e banesave në Tiranë? Mund të shtrenjtohen deri në 60% në pesë vitet e ardhshme
Tre zonat e Tiranës që pritet të shënojnë rritjen më të fortë të çmimeve të pronave në pesë vitet e ardhshme janë Astiri, Kashari dhe Yzberishti. Këto zona,......
Nafta rrit çmimin e fruta-perimeve - Eksperti Zefi: Qeveria të subvencionojë fermerët. Të ulen taksat mbi karburantin
Frutat dhe perimet e prodhuara nga fermerët shqiptarë këtë sezon, pritet të dalin me çmime më të larta në treg për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe......
Deklarata e Trump uli çmimet e naftës - “Konflikti mund të përfundojë së shpejti”. Ari i zi kushton 7% më pak
Çmimet e naftës ranë me 7% të martën, pasi u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet në seancën e mëparshme, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald......


