Para’ në dorë për naftën në bujqësi sipas kulturës - Aplikimet, deri më 30 Maj. Financim deri në 186 euro/hektar
Fermerët që punojnë tokën do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 30 Maj për të përfituar pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi.
Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga skema e naftës, janë që të kenë Nipt aktiv; tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 ha, ndërsa madhësia e parcelave, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.
Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat qiramarrjes/huapërdorjes/dokument të ligjshëm të firmosur nga palët. Në rast se kontrata ose dokumenti janë të panoterizuara duhet të jetë i konfirmuar nga njësia administrative dhe të përfshijë dokument identifikimi të palëve. Ato përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrjeje/ huapërdorje, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Kontrata/dokumenti përfshin edhe të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2025.
Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line. Çdo parcelë, sipas dokumentacionit të pronësisë apo përdorimit, plotësohet me kulturën/kulturat përkatëse të mbjellë ose që parashikohen të mbillen.
Vlera e saktë që do të përfitojnë aplikantët fitues, është e kategorizuar me vendim qeverie sipas kulturës së mbjellin.
Sa i takon kultivimit të bimëve të arave, do të jepen 18,582 lekë/ha për kulturat pranverore si misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum. 12,714 lekë/ha për bimët e lashta si grurë, tërshërë, thekër, elb, foragjerë njëvjeçarë, industriale (patate, duhan, panxhar, pambuk. Dhe 8,802 lekë/ha për foragjerë shumëvjeçarë, bimë aromatike-mjekësore.
Në grupin e drufrutorëve, do të jepet pagesë për naftën për kultivimin e mollëve me 18,582/ ha, 15,648 lekë/ha për të gjitha llojet e frutave, ulli, agrume dhe vreshta si dhe 13,692 lekë/ha për arra, bajame, lajthi dhe gështenja të kultivuara si dhe 16,626 lekë/ha për të gjithë fidanët e bimëve farore, bërthamore dhe arrore.
Sa i takon grupit të tretë, kultivimit të perimeve, pagesat për naftën variojnë nga 14,670 lekë/ha për të gjitha llojet e perimeve të fushës sezoni i parë, përfshi shalqi, pjepër, luleshtrydhe dhe 16,626 lekë/ha për të gjitha perimet e serës, sezoni i parë.
Fermerët përfitojnë deri në 100% të vlerës, me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra. Për sipërfaqen mbi 10 ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.
Të gjitha aplikimet e kryera nëpërmjet e-Albania, i nënshtrohen procesit të kontrollit administrativ, që shqyrton përputhjet e vetëdeklarimeve, në lidhje me parcelat, sipërfaqet, kulturat dhe dokumentacionin që i mbështet këto deklarime. Pas kontrollit administrativ, aplikanti njoftohet mbi rezultatin e aplikimit (i kualifikuar/i skualifikuar).
Vitin e kaluar nga kjo skemë kanë përfituar mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.
Sondazh

Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës - Subvencione, mundësi për të rinjtë dhe bizneset
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje thirrje të rinjve dhe punëdhënësve të......

Franca “armatos” Greqinë me raketa - Athina planifikon 25 mld euro për mbrojtjen në dekadën e ardhshme
Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje me Francën për të blerë 16 raketa kundër anijeve Exocet. Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias nënshkroi......

Tregu valutor i trazuar – Dollari vijon paqëndrueshmërinë. Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të jetë i paqëndrueshëm duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 87 lekë dhe është......

Rama në konferencë me Marta Kos: Brenda 2027 mbyllim negociatat
Shqipëria zhvilloi këtë të hënë konferencën e katërt ndërqeveritare me BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë,......

Hekurudha Durrës-Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit - Balluku: E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për ekonominë
Këtë të hënë është prezantuar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. E pranishme në këtë event ishte edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe......

Pasiguritë, çmimi i arit po rritet në nivele rekord - Të gjithë investitorët po shtregtojnë drejt ‘strehëve të sigurta’
Një onc ar tani vlen më shumë se 3200 dollarë. Kjo është është hera e parë që çmimi i metalit të verdhë kaluar këtë kufi. Kjo për shkak se investitorët po......

Uniforma e Policisë, hapet tenderi 27 milionë euro - Do të blihen veshjet dhe këpucët, procedura mbyllet më 19 maj
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur tenderin për blerjen e uniformave për Policinë e Shtetit. Gara do të jetë e ndarë në dy lote, dhe ofertat......

“Çmimet e naftës do të ulen në 2026” - Goldman Sachs: Rreziku i recesionit dhe lufta tregtare, faktorët kryesorë
Goldman Sachs pret që çmimet e naftës të ulen deri në fund të këtij viti dhe vitin e ardhshëm, për shkak të rrezikut në rritje të një recesioni dhe ofertës......