“Paqja fiskale’’, shansi i ri për bizneset e mëdha/ Xhiro mbi 14 mln lekë, rideklarim dhe parapagim tatimfitimi

Që prej 1 janarit ka hyrë në fuqi “Paqja Fiskale”, e cila synon të krijojë një marrëdhënie më bashkëpunuese mes administratës tatimore dhe bizneseve të mëdha. Kjo nismë u ofron subjekteve mundësinë e një marrëveshjeje parapagimi të tatimfitimit, duke shmangur kontrollet tatimore dhe duke përfituar nga kushte më të favorshme deklarimi.
Paqja Fiskale u drejtohet bizneseve që realizojnë të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë. Këto subjekte mund të lidhin një marrëveshje njëvjeçare me administratën tatimore, e cila mund të rinovohet deri dy herë. Në këmbim të kësaj marrëveshjeje, bizneset do të paguajnë paraprakisht tatimin mbi fitimin, ndërsa nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj.Parapagimi i tatimit nuk bëhet në mënyrë të rastësishme. Ai llogaritet mbi fitimin e tatueshëm të vitit të mëparshëm, i cili rritet paraprakisht me 18%. Në fund të vitit, fitimi real i biznesit krahasohet me këtë bazë të parashikuar dhe në rast se fitimi rezulton më i lartë se kufiri i vendosur, vetëm pjesa shtesë do të tatohet me normë të reduktuar prej 5%.
Marrëveshja është vullnetare dhe nuk përfshin subjektet që janë nën hetim penal për mashtrim ose evazion fiskal. Aplikimi do të kryhet online përmes platformës e-Filing, ndërsa zbatimi i procedurave do të realizohet nga drejtoritë rajonale tatimore, pas miratimit të udhëzimeve përkatëse nga Ministria e Financave. Një tjetër komponent i rëndësishëm i ‘Paqes Fiskale’ është mundësia për rideklarimin e pasqyrave financiare për pesë vitet e fundit. Ky proces, shoqërohet me një tatim të sheshtë prej 5% dhe pa penalitete apo interesa, për sa kohë që deklarimi kryhet paraprakisht. Kjo u jep bizneseve mundësi për të rregulluar situatën financiare dhe për të nisur një kapitull të ri me më shumë siguri ligjore.
Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët në fuqi/ Skema mbështet kostot e prodhimit dhe rrit transparencën
Prej fillimit të vitit, fermerët që tregtojnë prodhimet e tyre përmes kanaleve formale përfitojnë skemë të re mbështetjeje financiare. Bëhet fjalë për......
Paga minimale, sa rriten sigurimet për të punësuarit? Ndryshon edhe maksimalja, preken negativisht pagat e larta
Duke filluar nga 1 janari 2026, paga bazë minimale mujore, e detyrueshme për çdo punëdhënës, do të jetë 50,000 lekë (nga 40,000 lekë që ishte më parë). Ky......
Nevoja apo suksesi? Pse kthehen emigrantët shqiptarë? Dominojnë arsyet familjare. Vetëm 6% i kanë arritur objektivat financiare
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të emigrantëve që kthehen në vend, por integrimi i tyre në tregun e punës mbetet një sfidë serioze. Të dhënat më......
Nis zbatimi i ligjit për formalizimin e punëtorëve sezonalë/ Synim, ulja ekonomisë gri dhe rritje e sigurisë
Në Maqedoninë e Veriut nisi zbatimi i ligjit për punonjësit sezonalë, me qëllim uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e sigurisë. Sipas Ministrit të Ekonomisë......
Shpërthime të forta, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Qeveria Maduro: Donald Trump urdhëroi sulmin
Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan rreth orës 02:00, sipas orës lokale, në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas si dhe avionë që fluturonin ulët. Sipas......
“Harta shqiptare e inovacionit”/ Cilat janë hapat e vendit për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë?
Me synimin për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë, Shqipëria ka miratuar planin e veprimit për të përmirësuar pozicionin e saj në Tabelën......
Borë dhe temperatura nën zero/ Vështirësi në disa akse, ARRSH dhe policia në terren
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje,......
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues
Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Mbi bazën e tij nga 40 mijë lekë që ishte, prej 1 janarit të 2026 paga......



