“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare, përfitimi për bizneset nis pas 15 ditësh

Në Fletoren Zyrtare janë publikuar sot 7 ligjet e Paketës Fiskale, mes të cilëve edhe I ashtuquajturi ligji i “Paqes Fiskale”. Ligjet hyjnë në fuqi pas 15 ditësh.
Brenda këtij viti administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të fshijnë nga bilancet e tyre, çdo borxh që kanë bizneset, të cilat janë krijuar përpara 31 dhjetorit të vitit 2014. Nga kjo nismë e qeverisë që u miratua më 12 dhjetor të vitit që lamë pas preken gati 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara në dekada, dhe përfitojnë më shumë se 200 mijë biznese debitorë.
Janë gati 1 miliardë euro detyrime të krijuara nga vitet 90’ deri në fund të 2014-ës që do të fshihen brenda 31 dhjetorit 2026. Këtu përfshihet dhe falja e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet e papaguara të sigurimeve deri në 2014-ën.
Ndërsa borxhet tatimore dhe doganore 2015-2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet. Nëse 50 përqind e borxhit të krijuar nga janari 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2020, paguhet menjëherë deri në qershor 2026, gjysma tjetër falet, bashkë me gjobat e kamatat. Nëse pagesa bëhet me këste, deri në fund të dhjetorit 2026, do të falet vetëm 25 përqind e detyrimit.
Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026.
Kurse për detyrimet për sigurimet shoqërore, do të falen gjobat e kamatat e 10-vjeçarit të fundit (2015-2024) nëse bizneset do të paguajnë 100% të kontributit brenda datës 31 dhjetorit 2026.
Ky ligj i cili parashikohet ta ketë jetëgjatësinë vetëm për 2026-ën, parashikon gjithashtu se pasi të pastrohen bilancet dhe bizneset të çlirohen nga këto detyrime, të bëjë publike përfituesit më të mëdhenj të tij.
Brenda datës 31 janar 2027 organet tatimore dhe doganore do të publikojnë në faqen zyrtare të institucionit, listën e plotë të 3000 tatimpaguesve më të mëdhenj që kanë përfituar nga ky ligj. Në nenin 3 pika ç thuhet se në listë do të përfshihen të gjithë subjektet, të cilave u është fshirë detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë.
Këshilli i Ministrave miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029. Dokumenti përcakton përparësitw strategjike të......
Vendimi, Qeveria emëron drejtoreshën e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Marjeta Përlalës si drejtoreshë të Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. V E N D......
Balluku: Shqipëria dhe OKB drejt kornizës së re të bashkëpunimit 2027–2031
Zv.kryeministrja njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv midis......
“Vlon” kërkesa për kredi nga shqiptarët - BEI: Tregu financiar, aktiv. Bankat “frenojnë” huanë për banesa
Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të......
Reformat në sektorin hekurudhor - Komuniteti i Transportit: Ndarja në 4 kompani, konsolidimi pritet brenda 2026-ës
Zbatimi i reformave në sektorin hekurudhor në Shqipëri po ecën me ritme të moderuara, duke arritur një nivel zbatimi prej 45%, sipas raportit të Komunitetit......
Pagesa e taksës së mjeteve/ DPSHTRR: Tashmë 100% online përmes platformës e-Albania!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes......
“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani......
Rimbursim deri 13 mijë lekë për arsimin e fëmijëve - Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi përmes plotësimit të DIVA-s
Qytetarët e punësuar të cilët kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milionë lekë, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave,......


