Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2025, 13:43

“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”/ Ministrja Ibrahimaj: Po ecim në përputhje me direktivat e BE

Nga Fabjona Pasho

“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë

Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”. Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, duke iu përgjigjur raportit të FMN për këtë nismë të qeverisë.  

Paqja fiskale nuk e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale. Ne jemi duke ecur në përputhje me direktivat e BE që në rrugën e integrimit të kemi një pasqyrë të pastër edhe në drejtim të biznesit. Nuk shoh komponent të cenimit të qëndrimit fiskal. Kemi patur fokus kryesor këto zëra. Këto nuk janë fjalë, shifrat e tregojnë më së miri”, u shpreh Ibrahimaj.

Sa i përket pensioneve, Ibrahimaj tha se paketa e pensioneve nuk është ende gati për shkak të kompleksitetit dhe parashikimeve afatgjata që duhen bërë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat