“Paqja Fiskale”, lehtësi apo amnisti e fshehur? Gjokutaj: Subjektet e rregullta do jenë të pabarabartë përballë ligjit

Ministria e Financave ka rishikuar projektligjin për marrëveshjen e të ashtuquajturës “Paqe Fiskale”, një nismë që u ofron bizneseve me të ardhura mbi 14 milionë lekë mundësinë të rishikojnë dhe korrigjojnë pasqyrat financiare të pesë viteve të fundit, duke paguar vetëm 5% tatim dhe pa asnjë gjobë apo kamatëvonesë. Por kjo nismë ka ngjallur debate të forta, pasi ekspertët e ekonomisë e shohin atë si një amnisti të fshehur, që favorizon ata që kanë shmangur detyrimet tatimore ndër vite.
“Emrin ka paqe fiskale, por në thelb është një amnisti fiskale e maskuar, në aspektin e atyre çfarë ajo na tregon, pra kemi një marrëveshje individuale midis tatimeve dhe shoqërive, në këmbim të deklarimit të atyre parave të cilat nuk janë deklaruar më përpara nga bilancet apo treguesit e pasqyrave fiskale, dhe natyrisht që është një përfitueshmëri e madhe pikërisht për atë kontigjent, i cili e ka shmangur kontrollin tatimor, kashmangur legjislacionin dhe përpiqet tashmë nëpërmjet kësaj forme, të përfitoj në një mënyrë jo të ndershme, apo në një mënyrë jo transparente fiskale,”- u shpreh Eduard Gjokutaj.
Sipas draftit të ri, bizneset që hyjnë vullnetarisht në marrëveshje jo vetëm do të parapaguajnë tatimin e vitit aktual mbi një fitim të rritur automatikisht me 18%, por do të mund të rideklarojnë cash-in, asetet, detyrimet dhe fitimet e mbartura të pesë viteve të fundit, gjithçka vetëm me një tatim 5% dhe pa pasoja administrative. Ky mekanizëm sipas qeverisë do të përdoret si mënyrë për të rritur transparencën dhe shmangur konfliktet me tatimet. Por ekspertët thonë se në praktikë, nisma favorizon më shumë ata që kanë bërë deklarime të pasakta, duke krijuar pabarazi me bizneset që kanë qenë korrekt me ligjin.
“Në fakt marrëveshja që konsiderohet midis tatimpaguesve dhe administratës tatimore e shmang qoftë administratën, qoftë pjesën e asaj çfarë ka të bëj me subjektet duke i dhënë përparësi pikërisht asaj çfarë nuk është e ndershme. Një morali të dëmshëm tatimor, ku ata që kanë deklaruar dhe kanë paguar në rregull, ndihen të diskriminuar dhe të pabarabartë përpara ligjit, dhe tolerohen edhe pse duket sikur ka një artific për rritje të një tatimi ose norme fitimi mbi 18% e cila është apriori nuk është një analizë e thelluar që ne të kuptojmë si ka dalë. Pra kemi një legalizim të parave dhe madje, me një normë të reduktuar tre herë më pak sesa është norma standard e tatimit mbi të ardhurat,”- sqaroi eksperti.
Regjistrimet e bizneseve të reja pësuan rritje/ 7.2% më shumë në tremujorin e tretë. Tejkaluam mesataren europiane
Tremujori i tretë i vitit 2025 solli zhvillime në ecurinë ekonomike të Europës. Sipas të dhënave të publikuara, regjistrimet e reja të bizneseve në vendet e......
Shqipëri-Itali, ndërtim i anijeve ushtarake 800 ton - Zbardhet marrëveshja/Sipërmarrje e përbashkët në Pashaliman. Si do të ndahen detyrat?
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin e armëve, KAYO dhe ajo italiane për prodhimin e anijeve detare civile dhe ushtarake Fincantieri, do të krijojnë......
Gjermania planifikon rritjen e forcave ushtarake/ Synon të arrijë 260,000 trupa. Rekrutim i detyrueshëm në rast nevoje
Qeveria gjermane njoftoi një plan për rritjen e forcave ushtarake, duke përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm......
Ndryshime në kontratat e energjisë/ Komuniteti i Energjisë: Rregullorja e re rrit besimin e investitorëve dhe ndërton treg konkurrues
Rritje e besimit të investitorëve dhe forcim i rolit të Shqipërisë në ndërtimin e një tregu të energjisë elektrike më konkurrues dhe më të qëndrueshëm”. Këto......
Pr/buxheti 2026, Kroacia parashikon deficit 2.9% - 35.7 miliardë të ardhura. Prioritet kyç, investimet për ushtrinë
Qeveria e Kroacisë miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm, që parashikon një deficit të barabartë me 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,......
“Sigurimet, përballë një sfide të jashtëzakonshme” - Kryeministri Rama: Të ndërtojmë një përgjigje më të fortë midis vendeve
Tirana ka mikpritur Konferencën Vjetore të Organizatës Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama numëroi sfidat me të......
663 milionë euro “kushtojnë” përjashtimet tatimore - Analiza e Financave me FMN/ 67% e totalit e zënë të ardhurat e munguara nga TVSH
Ministria e Financave, e asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka bërë një analizë të përjashtimeve nga tatimet të bizneseve në Shqipëri si dhe një......
Shqipëria, drejt hartave të reja kombëtare - FSHZH, investim 259 milionë lekë për digjitalizimin e territorit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për realizimin e një projekti, që synon modernizimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore,......





