Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2025, 09:41

Paqëndrueshmëri në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Paqëndrueshmëri në tregun valutor – Sa këmbehen sot

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes në raport me një ditë me parë edhe pse vijon të jetë i paqëndrueshëm prej disa kohësh tashmë duke u blerë sot me 85.8 lekë dhe duke u shitur me 86.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane edhe ajo ka vijuar edhe sot të shënojë luhatje të lehta të kuotës duke u blerë këtë të mërkurë me 97.8 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane është blerë mëngjesin e sotëm me 103.9 lekë dhe është shitur me 105 lekë duke pësuar kështu një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e martë.

Paundi britanik sakaq ka pasur një rritje të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 116.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën e djeshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat