Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2025, 11:27

Panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 1000 aplikime në 36 orët e para!

Nga Edel Strazimiri

Panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 1000 aplikime në 36

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se 36 orë nga hapja e thirrjes për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit janë regjistruar 1000 aplikantë.

I gjithë procesi është online dhe transparent theksoi Balluku.

Nga dita e hënë qytetarët nisën aplikimet për të përfituar subvencion nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë, në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila i drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2 mijë konsumatorë familjarë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat